Policia: Po punohet intensivisht për zbardhjen e vrasjes së Selimit

Me anë të një deklarate, policia e kryeqytetit sqaron ngjarjen e ndodhur mbrëmë rreth orës 19:20 minuta, ku përveç një të vrari, mbeti i plagosur edhe shtetasi Klevis Paulin Kola, 20 vjeç, banues në Tiranë.
“Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, u formua grupi i posaçëm hetimor i cili kreu veprimet e para hetimore dhe procedurale duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje”, thekson policia.
20-Vjeçari Klevis Kola, i cili ishte kalimtar në vendngjarje, aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje u kryen veprimet procedurale si këqyrja e vendit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat ndërsa në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u sekuestruan 20 copë gëzhoja mod.56, kal.7.62 mm.
“Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intensivisht në drejtim të zbardhjes së motiveve të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thekson më tej policia. /Start/
2011-09-27 10:45