Transparenca fiskale, ngrihen dy institucione të reja
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Bersha deklaroi se "me ngritjen e këtyre institucioneve, thellohen më tej reformat e sistemit fiskal".
Modernizimi i sistemit fiskal, sipas Kryeministrit Berisha, synon "shlyerjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga taksapaguesit, por edhe shlyerjen e detyrimeve të shtetit ndaj tyre". "Në Shqipëri do vendoset deklarata personale e të ardhurave për të gjithë qytetarët, në përputhje me kërkesat që burojnë nga praktikat evropiane dhe Komisioni Evropian", tha Kryeministri Berisha.
Duke e konsideruar këtë si dokumentin e transparencës universale për të ardhurat e qytetarëve, Kryeministri theksoi se "vendosja e deklaratës personale të të ardhurave shton detyrimet e Ministrisë së Financave dhe financave të vendit në tërësi, ndaj qytetarëve".
Kryeministri sqaroi se "mbi bazën e këtij dokumenti, shteti do detyrohet ti paguajë qytetarëve në fund të vitit, të gjitha taksat e tepërta që kanë paguar". "Qytetarët do të mbledhin faturat dhe në fund do të kenë të drejtë në përputhje me të ardhurat e tyre të marrin detyrimet që kanë paguar me tepricë", tha Kryeministri Berisha, duke vlerësuar se "kjo është një praktikë moderne europiane, dhe e vonuar në vendin tonë".
Institucioni Avokatit të Tatimpaguesve, vijoi Berisha, "do të jetë i vendosur në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve". Kryeministri theksoi se "ky institucion ka për detyrë të mbrojë të drejtat e tatimpaguesve nga arbitraritetet e tatimbledhësve".