E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, rrëshqitjet e tokës rrezikojnë disa banesa

LIBRAZHD- Reshjet e shiut rënë intensivisht dy ditët e fundit kanë krijuar situate te rendë në rrethin e Librazhdit. Ndryshe nga ditët e tjera, janë shtuar edhe zonat e bllokuara nga dëbora. Burime nga Prefektura bënë të ditur se nga dëbora janë bllokuar fshatrat Qarrishtë, Bardhaj, Rrajcë dhe Skënderbej.

Ndërkohë situata është rënduar për banorët e këtyre zonave të prekura nga dëbora si dhe nga rrëshqitjet masive të dherave.
Në orët e vona të mbasdites së djeshme në lagjen “Brazhdaj” të fshatit Dorëz kanë mbërritur dhjetra forca ushtarake dhe mjete të ngarkuara me ndihma ushqimore. Në këtë lagje janë ngritur rreth dhjetë çadra të mëdha ushtarake ku do të strehohen përkohësisht qindra krerë bagëti të imta dhe lopë, ndersa ushqime, veshëmbathje e batanije të shumta u janë shpërndarë banorëve”.

Librazhdi shtrihet në një terren kodrinor- malor, ku 97 për qind e komunave shtrihen në zonën mbi ujë, e cila është edhe një nga arsyet që toka pëson çdo vit rrëshqitje masive. Deri tani në shkallë nënprefekture rrezikohen seriozisht nga rrëshqitjet mbi 200 hektarë tokë bujqësore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›