Një monodramë për të gjitha fetë...
Autori i Lajmit: red.
Sot, miliona individë anembanë në botë qofshin ata myslimanë, të krishterë, hebrenj, paganë, ateistë, jetojnë në harmoni të jashtëzakonshme me njëri-tjetrin. Mesazh që nuk duhet përcjellë vetëm në veprat letrare apo teatrore, por me kulturë dhe moral të lartë nga çdokush që e vendos veten si pjesëtar i një shoqërie. E tillë është dhe vepra “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” e autorit francez Eric Emmanuel Shmitt, e vendosur si monodramë në skenën shqiptare si koncept regjisorial nga artisti i madh i skenës, Mirush Kabashi. Mesazhi filozofik njëkohësisht dhe provokues i veprës, e ngacmon artistin për ta prezantuar në atë që mund ta quajmë “shtëpinë e tij”, botën e magjishme të teatrit. Tashmë në një kohë kur feja dhe “të këqijat” që ajo sjell, deformohen për t u përdorur si burim konflikti dhe kryesisht interesash kudo në botë. Nuk do të kisha rastin ta kuptoja më mirë mesazhin universal të veprës, vetëm e vetëm duke qenë i pranishëm në një bashkëbisedim të ngrohtë të zhvilluar sot, midis autorit dhe nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri”, në Tiranë. Një ndjesi e rrallë, e cilësoi aktori ekzekutimin teatror të monodramës përpara spektatorëve “të vegjël”, eksperiencë e veçantë në afro 40 vjet debutim si profesionist në skenat teatrore.
Bashkëbisedime...
Prej gati 5 vjetësh aktorin jemi mësuar ta ndjekim në skenë në gjininë e monodramës, të cilën Kabashi e cilësoi përpara këtij auditori si jashtëzakonisht impenjative. Sfida regjisoriale e Kabashit, e vendosur përballë veprës së Schmitt, evidentonte fenë islame në një dritë pozitive, por jo në formë propagandistike. “Jetojmë në një kohë kur “injoranca” deformon personazhet dhe ngjarjet, të cilat kthehen joreale dhe provokojnë konflikt”,- tha ai. Bashkëbisedimi duket se ndryshoi disi rrjedhën e tij, kur një nxënës pohoi se “…kemi nevojë për më tepër përkrahje për të ndjekur vepra të tilla që na bëjnë të ndihemi mirë dhe t i rishikojmë përsëri". “Kur mendova se do të shihja teatër, u turbullova, sepse e dija që do të mërzitesha gjatë gjithë shfaqjes”, duke vijuar se “interpretimi juaj më krijoi ndjesinë për të qenë i pranishëm në shfaqje të tjera me dëshirë, ndofta për të provuar dhe një herë emocionet e asaj mbrëmjeje”. Teksa bashkëbisedon me studentët, i vjen ndër mend një thënie të mikut të tij dhe mjeshtër i madh i skenës, të ndjerin Kadri Roshi, i cili ka thënë: “Teatër quhet vetëm atëherë kur spektatori ndjek një shfaqje dhe shkon në polici për të rrëfyer krimin e tij”. E rëndësishme është se disa prej gjimnazistëve filluan të kultivonin shijet e tyre për gjinitë teatrore dhe për të qenë më tepër pjesëmarrës në aktivitete të kësaj natyre. “Kjo ndjesi ka nevojë për orientim dhe më tepër kujdes për të gjithë ne”, - theksoi një nga nxënësit e kësaj shkolle. Një studente e ngacmon aktorin nëse gjatë interpretimit harroi ndonjë varg, ndërsa Kabashi i përgjigjet se “e pashë të arsyeshme t i shmangesha një vargu që fliste për prostituta, e panevojshme për mesazhin real që përmban vepra”. Një tjetër e pyet se ku e gjen veten Kabashi në film apo në teatër, për këtë aktori i përgjgijgjet se “filmi të jep popullaritet, sepse është gjini që depërton kudo, ndërsa teatri të jep profesionalizëm, ndjesinë e rrallë që të “prekësh” spektatorin, magjinë e duartrokitjeve”. Ndër të tjera, artisti shtoi se “prezenca juaj në shfaqje ishte një tjetër testim për mua, unë luaj në teatër njësoj për të gjithë, pasi ndiej përgjegjësinë e personazhit dhe të vetë shfaqjes”.
Ky lajm është publikuar: 07/02/2009