E Diel, 1 Nëntor 2026

Prostitucioni, lirohet e dyshuara, burg pronarit

Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Tiranës i ka kthyer lirinë dje 40-vjeçares, e cila akuzohet se ushtronte profesionin e prostitutës në hotelin “Drilon”. Ndërsa pronari i hotelit, Sulejman Shehu, është lënë në burg deri në përfundim të hetimeve. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se masat e sigurisë janë vendosur dje nga gjyqtari i gatshëm. Para gjykatës, Sofie Aliaj ka deklaruar se shkonte me dëshirën e saj me persona të ndryshëm, për qejf dhe jo për para.
Ndërsa Shehu ka pretenduar se nuk e përdorte hotelin për ushtrim prostitucioni. Dy të pandehurit ranë në pranga dy ditë më parë në sajë të operacionit të koduar “Drilon”. Policia tha se 40-vjeçarja Aliaj u kap teksa ishte duke shkëmbyer klientët e saj, ndërsa iu gjet shuma prej 30 mijë lekësh. Nga hetimet ka rezultuar se për çdo akt seksual ajo paguhej me 2 mijë lekë, ndërsa në ditë shkonte me të paktën 15 klientë.

Ky lajm është publikuar: 07/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›