Nje monografi per Gjergj Bubanin
Gjergj Bubani - i harruari i perkohshem titullohet eseja monografike e hedhur ne treg nga shtepia botuese OMSCA1 me autor Kliton Nestorin. Kjo veper e ndertuar ne nje stil origjinal merr persiper analizen e krijimtarise letrare dhe publicistike te Gjergj Bubanit nje prej intelektualeve me ne ze te viteve 20-40. Gjergj Bubani e nisi udhen ne publicistike ne vitin 1919 me shkrimet ne gazeten Kuvendi qe dilte ne Itali. U be nje nga penat me aktive dhe me pas per nje kohe te konsiderueshme kryeredaktor i gazetes Shqiperi e re e cila botohej ne Konstance. Botoi edhe vete disa organe te shtypit shqiptar Dodona Zeri shqiptar Kuvendi kombetar ku me kryesorja ishte gazeta Kosova e cila u be nje mbrojtese e flakte e ceshtjes se Kosoves. E gjithe jeta dhe veprimtaria e tij deri ne ate kohe u shtri ndermjet Shqiperise dhe Rumanise ku ai kishte emigruar qysh pas studimeve te larta ne Athine. Me 1936 Gjergj Bubani u vendos perfundimisht ne Shqiperi duke marre drejtimin e gazetes Drita. Me tej Gjergj Bubani u emerua drejtor i Radio-Tiranes qysh ne nisjen e saj. Pas pushtimit gjerman ne Luften e Dyte Boterore Gjergj Bubani u largua nga drejtimi i Radio-Tiranes dhe punoi prane Ministrise se Kultures. Ende pa mbaruar mire lufta u arrestua nga partizanet dhe eshte nder 60 intelektualet e denuar nga Gjyqi Special ne prill te 1945-es. Pas lirimit nga burgu ai nuk u mor me veprimtari publicistike por jetoi i terhequr derisa mbylli syte ne shkurt te vitit 1954.