E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli planifikon Di Matteon

Roberto di Matteo ka vetëm dy ditë që mbeti pa punë por ish menaxheri i Chelseat tashmë ka zgjuar interesim nga një klub i madh evropian.

Sipas Daily Star, Napoli planifikon të angazhojë Di Matteon pas përfundimit të këtij stinori kur spekulohet se Walter Mazzarri do të braktis pankinën e skuadrës nga San Paolo.

“Di Matteo konsiderohet si kandidat ideal për të zëvendësuar Mazzarrin pas skadimit të kontratës së trajnerit aktual të Napolit”, shkroi Daily Star. Di Matteo me Chelsean eliminoi Napolin në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›