E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poezitë e Agollit botohen në Kinë

Për herë të parë në gjuhën kineze botohet një përmbledhje me poezi e shkrimtarit Dritëro Agolli. Me titullin “Nënë Shqipëri”, përkthyesi dhe albanologu Zhen Enbo, realizoi këtë botim që e cilëson si vlerësim ndaj poetit shqiptar.

Ky botim, i cili përmbledh poezitë dhe poemat më të spikatura të Agollit ndër vite, shoqërohet me një parathënie të përkthyesit Zhen Enbo, njëherazi anëtar nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, mbi veprën letrare të Dritëro Agollit.

Përveç poemës “Nënë Shqipëri”, në këtë përmbledhje përfshihen mbi 100 poezi të Agollit. Ky është një tjetër afrim me lexuesin kinez pas botimit të romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›