E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një muze më shumë për Sarandën

Në ditën ndërkombëtare të muzeve, bëhet i ditur lajmi se një muze më shumë po përgatitet që t‘i shtohet Sarandës këtë verë. Këtë e ka bërë të ditur ekipi restaurues që është duke punuar në dyshemenë e mozaikut të ish-postës në qytetin e Sarandës.

Koordinatori i qendrës italiane restauruese arkeologjike në Shqipëri, Gjergji Vinjahu, ka treguar se po punohet për restaurimin e mozaikut të këtij objekti, për t‘i dhënë atij statusin e një muzeu më vete. "Kaonia-Onhezmi" do t‘i rikthehet publikut si një vepër me vlerë dhe do të bëhet i vizitueshëm prej 1 korrikut e në vijim, kur edhe sezoni turistik do të ketë mbërritur në kulmin e vet. Vinjahu tha për "Shqip" se pothuajse ka mbaruar faza e parë e restaurimeve. "Fjala është për të përmbushur gjithë restaurimin, një konsolidim që fatkeqësisht nuk është i plotë, pasi duhet të ketë mirëmbajtje të tjera". Mozaiku i shtohet muzeve dhe objekteve turistike që Saranda ofron për turistin. Ata që realizojnë këtë restaurim momentalisht janë 12 studentë të Fakultetit të Historisë, që tashmë po trajnohen për një specializim më të ngushtë, pikërisht për trajtimin e mozaikut, ndërsa kanë marrë më parë trajnime të tjera për objektet metalikë dhe restaurimin e strukturave prej guri.

Në ditën ndërkombëtare të muzeve, Saranda sjell edhe modelin e muzeut të Butrintit. Ky muze, me një ndërhyrje tërësore plotëson standardet e ekspozimit të objekteve, ofron edhe llojshmërinë e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›