E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një në dhjetë meshkuj vuajnë nga impotenca

Një në dhjetë meshkuj ka probleme me impotencën, thënë ndryshe paaftësinë për të kryer marrëdhënie seksuale. Të dhënat janë publikuar nga mjeku urolog dhe shefi i këtij shërbimi në Qendrën Spitalore Univeristare "Nënë Tereza", Mustafani Xhani. Por, lajmi i keq nuk është ky. 80% e meshkujve shqiptarë, të cilët i kanë këto probleme, nuk kërkojnë ndihmë mjekësore për t'u trajtuar.
Në Ditën Botërore të Urologjisë, Xhani ka deklaruar se kanceri i prostatës ëhstë mjaft i përhapur në vend. Siaps statisikave europiane, kjo sëmundje përbën shkaktarin e dytë të vdekjeve pas tumorit të mushkërive. Sipas mjekut specialist, kultura e ulët shëndetësore, bën që shumica e pacientëve të vijnë në stade shumë të përparuara të sëmundjes.
Çdo mashkull mbi të 50-at është i riskuar për t'u prekur nga sëmundja e prostatës. Duhet domosdoshmërisht që pas kësaj moshe kjo kategori t'iu nënshtrohet analizave diagnostikuese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›