Arrestohen babe e bir nga fshati Kallmet i Lezhes

Dy persona, babë e bir, janë arrestuar nga policia e Lezhës, por ne momentin e arrestimit ata janë përplasur me armë zjarri.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallmet, ndërsa dy personat aktualisht ndodhen ne dhomat e para-burgimit.
Të arrestuarit janë Mark Lleshi 64 vjeç dhe Altin Lleshi 25 vjeç, nga fshati Kallmet.
Arrestimi i tyre u bë për arsye se mbrëmjen e së dielës, gjatë një kontrolli që policia po bënte në një mjet veturë të markës Audi 80, e cila ishte e ndaluar në një cep rruge në aksin e vjetër Lezhë-Kallmet, dy personat kanë qëlluar me armë zjarri ndaj policisë.
Ndaj të arrestuarve rendojnë veprat e kanosjes në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.