Berisha Te qindra-fishojme druret frutore te mbjellim cdo pellembe toke neper komuna
"Do të bëjmë gjithçka, që në çdo fshat të ketë infrastrukturë dhe do të mbështesim ruajtjen e traditave të shkëlqyera të prodhimit bujqësor dhe frutor prej tyre".
Ky është premtimi që Kryeministri Berisha ka bërë para banorëve të komunave Farkë, Petrelë, Baldushk dhe Bërzhitë, që kanë organizuar sot Panairin e Agro-biznes-turizmit.
Ata e organizojnë këtë panair për 2 qëllime:
- së pari, për të promovuar prodhimet tradicionale të zonave të tyre,
- së dyti, për të promovuar këtë zonë piktoreske në periferi të kryeqytetit, e cila është bërë më e prekshme dhe më e afërt për turistet vendas dhe të huaj, për shkak të kompletimit të infrastrukturës me rrugët kombëtare dhe dytësore.
Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha tha se duhet të bëhet ç’është e mundur për infrastrukturën rrugore në këto zona, përveç promovimit të bukurive natyrore që ofrojnë ato.
Berisha më tej, e vuri theksin gjatë fjalës së tij për domosdoshmërinë e zhvillimit me intensitet të sektorit të fruti-kulturës në vend.
“Le të qindra-fishojmë drurët frutorë.
Të mbjellim çdo pëllëmbë tokë në komunat tuaja, për të shtuar begatinë e sigurt për familjet tuaja”, iu drejtua ai banorëve të këtyre trevave të Tiranës.
Duke shtuar se u takon pikërisht atyre që t’i shndërrojnë komunat në zona të rëndësishme prodhimi, pasi ato kanë gjithashtu një potencial të madh turistik për t’u promovuar.