E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje panair per kulturen

Rivaliteti mes dy panaireve me te medha te librit te Gjermanise Lajpcigut dhe Frankfurtit eshte i vjeter po te veshtrosh historiket ka nisur qe nga vitet 1630.


Por qe Lajpcigu eshte gati simbol i librit per kete vend kurse Frankfurti mbi Majn eshte simbol i suksesit ekonomik-financiar gjerman edhe kjo flet per profilet e ndryshme qe kane marre nder shekujt panairet e ketyre dy qyteteve.


Keshtu sot secili mban primatin Frankfurti eshte panairi me i madh tregtar i librit dmth. i botuesve nderkohe qe Lapjcigu eshte panairi me i madh i publikut i shkrimtareve dhe lexuesve dmth. i librit mirefilli.


Kete e tregojne edhe vetem shifrat Nderkohe qe Frankfurti ka patur vitet e fundit me shume se 7000 stenda botuesish ne Lajpcig keto jane dicka me shume se 2000 porse kundrejt 1500 shkrimtareve qe lexojne sivjet ne mbi 2000 veprimtari ne Lajpcig panairi i Frankfurtit mijerat i ka agjente dhe botues qe japemarrin me mijera botues dhe agjente te tjere.


Keshtu ndahen punet e librit ne menyre qe lexuesi te marre gjithmone autore te rinj dhe te mos i harroje te vjetrit ne botime gjithmone e me te lehta e elegante se paku per shijen e kohes. Te hysh e te levizesh nen kubete e qelqta te panairit te qytetit te Blireve urbs Libzi per te ardhur te sallat e stendave konferencave e takimeve nuk eshte aspak e lehte sidomos pas ores 10.


Lumenj njerezish sidomos te rinjsh nje pjese e madhe te veshur me kostume mesjetare ose petka perrallash nga te Grimmit Wilhelm Hauffit nga historite e Eulenspiegleit dhe baronit Mynhausen. Kalores me armure murgj nen kapuce Borebardha e Kesulkuqe shaleperjashta oficere naziste lugete e dhampire sa te duash.


Me merret fryma si kudo ku ka masa te medha njerezish dhe sarrij ti lidh dot me librin keto levizje masive qe sikur i shkojne me shume festes se birres ne Mynih Disney landit ose Praterit te Vjenes.


Sepse libri lexohet ne vetmi ndryshe nga kinemaja ose teatri ku sikur kerkon ta ndash perjetimin me te tjere leximet me te bukura jane ato qe jane zhvilluar ne shtratin tend para gjumit kur jane platitur gjithe zhurmat e shtepise ose kur je zgjuar nga ndonje makth te minderi i kuzhines dhe prane sobes ne dimer me trokitjen e shiut mbi llamarina ose rrezet e diellit qe hyjne te dielave neper te carat e grilave.


Kurse ketu sa nuk te merret fryma koka jote te duket si sfera e nje gjilpere me koke mes mijera kokash te tjera qe shkojne per te degjuar... nje tjeter gjilpere me koke ca me te larte e me shejtane.


Pastaj kur lirohem disi nga shtrengimi i grumbullit them se eshte mire shume me mire kur qindrat e njerezve degjojne zerin e nje shkrimtari qe flet edhe me akustiken e tmerrshme te nje salle qe gumezhin gjithe kohen sesa kur bie fjala mbushin kafenete e kryeqytetit tone marrin neper goje te tjeret ose bejne politiken lokale dhe ate boterore te zhytur nen re tymi.


Edhe kete vit vizitoret do te jene me shume se vitet e meparshme. Me 2010 ishin 9.000 me shume se ne 2009 sivjet qe pas dites se pare qene shtuar edhe me 1000 krahasuar me 2010-n. Ketu lexon Clemens Setz fituesi i mimit te sivjetem te Panairit te Lajpcigut dhe ai i te vjetshmit Clemens Mayer ngjitur me ta Ingo Schulze nje nga autoret gjermane me te suksesshem thote se libri elektronik nuk ka per te fituar ndonjehere pak me tutje bejne nje debat njekohesisht televiziv fituesi i cmimit tjeter atij te Mirekuptimit Europian austriaku Martin Pollack ne nje raund me gjermanin Wawerzinek dhe hungarezin Dalos. Gjermani ka nje histori teper te dhimbshme e ema e ka braktisur foshnje ne ish-RDGJ per tu arratisur ne Perendim.


Edhe sot kam ndjesine se dicka me mua seshte ne rregull thote ai gjithmone me duket se do te me lene diku. Georgy Dalos eshte nje i njohur i vjeter dikur me 1992 me eshte rrefyer se ka qene admirues i Shqiperise socialiste dhe i ish-udheheqesit te saj te cilit ia pat blere te gjitha veprat sot eshte ne gjuhen gjermane nje nga penat me te mprehta te librit shoqeror-politik.


Tani po prezanton nje monografi mbi Gorbacovin te cilin e quan viktime te nje keqkuptimi pasi ai sipas Dalosit nuk donte aspak ta shembte socializmin perkundrazi donte ta shpetonte vetem se me pas e kuptoi se qe e pamundur. Per te Lenini ishte sic qe fantazma per Hamletin thote shkrimtari.


E keshtu mund te degjosh me dhjetera mijera mendime te mencura qe artikulojne qindrat e shkrimtareve. Vershimin e njerezve ne kete panair e shpjegoj jo thjesht me dashurine per librin pasi librin aty e kane gjithe vitin ne librari te paqme as pse duan te blejne libra me lire se zakonisht sic ndodh p.sh. me Panairin e librit te Tiranes - shitje me te lire ketu nuk ka - por me arsye te tjera.


Kryesorja eshte qe njeriut te sotem duket po i merzitet individualizmi mbyllja ne jeten private dhe hapja ndaj boteve virtuale qe ka krijuar interneti. Me sa duket interneti ka ardhur ne kufijte e tij dhe njerezit e ndjejne se pa kontaktet konkrete njerezore mbeten te vetmuar. Nje tjeter arsye ngjan te jete nje si ndjenje faji qe kane shume vete ndaj librit per te cilin dine se eshte dicka e mire por qe e kane lene kaq keq pas dore per shkak te mediave te tjera kryesisht vizive.


Dhe e fundit shkrimtaret trajtohen ketu si personalitete teper te vecanta nderohen ne shume pikepamje aq sa afrojne gati-gati me yjet e spektaklit. shte kenaqesi e vecante ti kesh ata kaq afer tu besh pyetje tu shtrengosh doren e tu marresh edhe nje autograf.


Ne fund te kesaj persiatje thua e ce pastaj ne fund te fundit gjithe ky teater me librin dhe shkrimtaret vetem te mira ka. Kush nuk do te lexoje me pasi ia kane sjelle librin kaq prane dreqi e mori ate se shpeton dot.


Dhe patjeter eshte shume me mire kur njerezit shtyhen per te pare librat dhe shkrimtaret e dites sesa kur shtyhen per tu futur ne nje stadium ose per te marre pjese ne mitingjet dhe koncertet elektorale te x partie.


Natyrisht qe leximet publike te Lajpcigut jane dicka krejt tjeter jashte territorit te panairit p.sh. ne keshtjellen e Moritzit ose ne Skala ku lexoi parmbreme shkrimtari serb Bora osiq letersia serbe eshte kete vit teme qendrore e Panairit te pranishem jane edhe David Albahari Dragan Velikiq e plot te tjere ose ne UT Connewitz ku lexuan edhe shkrimtare shqiptare.


Ketu ne Connewitz teatri eshte si nje ngrehine e rrenuar e braktisur me nje portal antik. Atmosfere e jashtezakonshme si te Roma e Felinit me thote Ervin Hatibi ndricimi thuajse mesjetar. Ne skene u ngjiten ne dy net me titullin Balcan rocks bashke me shkrimtare kroate serbe bullgare edhe Luljeta Lleshanaku Agron Tufa Albana Shala Ardian Kycyku.


Te embel e te duartrokitur nxehtesisht kuarteti Akustika i Eduard Dashit me Agi Dashin Helidon e Joli Goron me udhetimin e tyre nostalgjik neper folkun shqiptar nga Kosova ne Korce e nga Permeti ne Kalabri sidomos kur shoqeruan flautistin apo fyelltarin virtuoz serb Bora Dugiq qe i nderronte fyejt nga nje valixhe e vogel si berberet dikur brisqet e rrojes.


E pabesueshme dy te tretat e njerezve kane zene vend nje e treta rri ne kembe mbeshtetur pas mureve deri dhe jashte dere ne korridore per te degjuar poezi nga Shqiperia ose fragmente romanesh nga Bullgaria Te ne ti paguash njerezit tu japesh kafe e koka-kola nuk i terheq dot te ulen te degjojne letersi pale te rrine ne kembe. Dy shqiptareve shkodrane nga grupi u erdhi duket keq per ata vizitore qe po rrinin ne korridore dhe filluan tu kendojne Lule bore Margjelo etj.


Letersia e re shqiptare nuk i mungojne as poetet as prozatoret e mire erdhi kete here ne Lajpcig me mire se cdo vit tjeter fale bujarise se mikpritesve gjermane ne radhe te pare fondacionit Traduki dhe drejtorise se ketij panairi.


Me e rendesishme ata u perzien kaq mire me autore te tjere te vendeve ballkanike ne biseda e debate me shkrimtare serbe malazeze kroate sa te mos kesh asnje ndjenje inferioriteti per krijuesit e vendit tend. Pyetja ose brenga e vetme qe te mbetet eshte po te mos jene mikpritesit kaq bujare do mund te vetorganizohemi per te sjelle edhe ne nje ngaster kulture ne Lajpcig Dyshoj se jo. Shihi pak edhe vetem si jane ndaj njeri-tjetrit.


Pergjithesisht gjysma shkon keq me gjysmen tjeter nje e katerta flet keq ndaj tre te katertave te tjera. Rrotull vijne edhe disa perkthyes te shqipes qe duket sikur ushqejne dhe me prushin e merive.


Brenge me vete ishte edhe stenda e Shqiperise se kishte qelluar mu perballe asaj te Serbise qe duke qene dhe ne qender te vemendjes ishte gjithe gjalleri mbushur me autore dhe diskutime.


Stenda jone kishte shperndare disa libra ne rafte mes portrete shkrimtaresh ne tryeze dy pale vepra te plota dhe ne shumicen e kohes aty asnjeri. As botues e as vizitore. Vetem dikur nga e shtuna paradite ra gongu ne ate stende u shperndane qiqra lajthi dhe fara te tjera me pak vere te kuqe gjermane dhe kaq.


Sot qe po shkruaj dite e diel stenda jone u ndodh e boshatisur edhe nga librat qysh ne oren 11. Pyeta se ku valle ndodheshin 30 e ca libra qe kisha prure nga te mite e te disa kolegeve botues diten e pare me thane se ishin vjedhur. Epo kontribut per kulturen qe edhe ky thashe.


Shqiperia prezantohej ne kete panair per here te pare me nje stende e kjo patjeter duhej pershendetur. Problemi kryesor i ketij perfaqesimi qe mendoj keqkuptimi sepse ketu sic thame nuk shkon as shitja e librit nga banaku as ardhja pa kulturen me vete pa harmonine e grupit qe mberrin per te paraqitur sa me mire imazhin e nje vendi. Komentet qe mund te degjosh gjermanisht aty rrotull te bejne te skuqet maja e veshit. Koha kur na skuqej i gjithi me sa duket ka kaluar.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›