E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ne proteste Nikolli Po behen manipulime me listat e zgjedhesve

TIRAN- Sot Partia Socialiste ka zhvilluar nje proteste para Ministrise se Brendshme ne lidhje me listat e zgjedhesve te cilat ende nuk jane gati. PS ka dhene alarmin sot per manipulimet qe po behen me listen e zgjedheve nga ana e qeverise duke shtuar ne menyre fiktive emra votuesish ne Tirane.


Ne fjalen e mbajtur nga Lindita Nikolli kryetare e bashkise Nr 1 ajo ka theksuar se ka prova per shkelje te ligjit ku sipas saj po regjistrohen ne Tirane persona te cilet vijne nga qytete te tjera.


Ne shume minibashki po behen regjistrime te personave qe vijne nga qytete te tjera me qellimin per te vjedhur zgjedhjet dhe ska asnje pengese nga sistemi i gjendjes civile per te mos i lejuar ata tha Lindita Nikolli duke shtuar se PS-ja nuk do te lejoje qe te arrihen manipulime te tilla.


Ne kemi shprehur qe do te perdorim te gjitha mjetet per te ndalur manipulimet dhe po pergatiten nga juristet e PS-se dosjet per te bere edhe kallezim penal per keto shkelje theksoi Nikolli. Ajo gjithashtu eshte shprehur se PS-ja ka kerkuar listen zgjedhore deri ne 8 mars me shpresen qe ndryshimet e bera pas kesaj date te mos ndikojne ne listen perfundimtare.


PS Nikolla Ministria e Brendshme po pergatit manipulimin e zgjedhjeve

Anetarja e Kryesise se PS dhe njekohesisht kryetare e njesise minibashkiake nr. 1 ne Tirane Lindita Nikolla denoncoi sot nepermjet nje deklarate per shtyp ate qe ajo e quajti tentative e paster e blerjes se votes.


Ne shkelje te plote te Kodit Zgjedhor Ministria e Brendshme e Lulzim Bashes po lejon ndryshimet ne listen e zgjedhjeve duke vazhduar regjistrimin ne kete liste te banoreve te rinj. Permes kontratave fiktive te qerase po shperngulen banore nga komuna dhe qytete te tjera dhe vazhdojne te behen banore te Tiranes me pasoje votues ne zgjedhjet e 8 majit ne shkelje te plote te Kodit Zgjedhor. Kjo eshte nje tentative e paster e blerjes se votes tha Nikolla.

Sipas saj pavaresisht thirrjes se ambasadorit te OSBE-se per te ndaluar kete proces antiligjor asgje nuk ka ndryshuar. Blerja e votes vazhdon pasi asgje nuk e ndalon Lulezim Bashen dhe ministrat e tjere te detyrojne edhe punonjesit e administrates publike per tu bere me pahir votues te Tiranes ne shkelje te plote te ligjit. Asgje nuk e ndalon Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile te vazhdoje me shkeljen e ligjit duke lejuar qe levizjet e popullsise pas dates 8 mars te kene efekt ne listen e zgjedhesve.

Anetarja e Kryesise se PS-se theksoi se pikerisht kjo drejtori dhe Lulezim Basha nuk po mundesojne kerkesen ligjore te Partise Socialiste per te pasur listat e perditesuara te zgjedhesve deri me daten 8 mars. shte kjo drejtori qe nuk i jep asnje sqarim shqetesimit tone dhe opinionit publik se pse ne lista ende ka nja numer shume te madh votuesish te dubluar. Ata qe vodhen voten ne 2009 e vrane per te vijuar te vjedhin po pergatisin me te gjitha menyrat manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve te 8 majit.

Nikolla shtoi se PS do do te protestoje prane DPAGJC ne pritje te pergjigjes ndaj kerkeses sone ligjore per te mundesuar listen e perditesuar te votuesve deri me date 8 mars si dhe marrjen e masave per te mos lejuar qe ndryshimet e bera pas kesaj date ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile si pasoje e transferimeve te bera te pasqyrohet ne listen perfundimtare te zgjedhesve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›