E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Topi - Pacolli Te punojme per nje bashkim ne BE

Presidenti i Republikes se Kosoves Behgjet Pacolli ka nisur viziten dy ditore ne Shqiperi me takimin e pare me Presidentin Bamir Topi. Te dy Presidentet kane zhvilluar nje takim koke me koke dhe me pas drejtuan bisedimet zyrtare dypaleshe te delegacioneve shteterore perkatese. Ne perfundim te ketyre bisedimeve Presidenti Topi dhe Presidenti Pacolli mbajten edhe ne nje konference te perbashket per shtyp.

Presidenti Topi eshte shprehur se e ardhmja e dy vendeve ka linje te qarte drejte integrimit euro-atlantik dhe kerkoje bashkepunim te gjithanshem per arritjen e ketyre objektivave. Padyshim ky bashkepunim do te jete ne te gjitha planet ne te gjitha institucionet dhe jam i bindur qe bashkepunimi yne kontaktet e vazhdueshme do te bejne te mundur qe Kosova te kete nje reputacion te ri ne te gjitha perpjekjet e perbashketa qe Kosova te njihet nga sa me shume shtete te tjera per tu afruar pikerisht ne ate vizion te cilin ne e kemi shprehur bashkarisht qe Kosova se bashku me Shqiperine te jete pjese e NATO-s ne te ardhmen qe Shqiperia dhe Kosova te jene pjese e Bashkimit Evropian tha Topi. Presidenti i Kosove Pacolli ka deklaruar se mes dy vendeve duhen hequr barrierat dhe kerkoje levizje te lire jo vetem per njerezit por edhe per mallrat apo cdo gje tjeter. Duhet te sigurojme levizje te lire te njerezve te mallrave te kapitaleve dhe ne hapim deren edhe per shtete te tjera qe duan ti bashkohen kesaj iniciative sidomos Maqedonise u shpreh Pacolli.

Dy presidentet diskutuan edhe per marredheniet me Serbine dhe theksuan faktin se eshte i nevojshem vendosja e nje ure komunikimi dhe bashkepunimi. Ndonese me Serbine na ndan nje gje shume e madhe qe ka te beje me pozicionimin per Kosoven kjo ne kontekste te reja rajonale dhe evropiane nuk do te thote qe midis dy vendeve te mos kete dialog politik te mos kete bashkepunim ne interes te vendeve te popujve tane dhe te paqes rajonale. Jam i bindur qe edhe bisedimet qe ekzistojne midis Kosoves dhe Serbise po zhvillohen ne nje lloj konteksti te tille ne respekt te sovranitetit te vendeve respektive duke diskutuar per ceshtje te karakterit teknik te rendesishme per interesat e dy vendeve tha Presidenti i Shqiperise. Kurse nga ana e tij Pacolli theksoje faktin se keto bisedime jane shume te rendesishme per Kosoven pasi behet fjale per ceshtje teknike dhe nuk preket integriteti i tyre. shte e mbrapsht ideja qe te mos bisedohet. Kur armet pushojne atehere duhet te bisedohet. Asnjehere nuk do te bisedohet per integritetin dhe kufijte tane. do gje tjeter qe diskutohet eshte shume e rendesishme per vendin tha Pacolli. Presidenti i Kosoves do te vijoje diten e pare te vizites me takime te vecanta me lideret politik te Shqiperise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›