Një parathënie për vizitën e Klintonit
Tani që po afron 1 nëntori, kur pritet të zbresë në Tiranë për një vizitë disaorëshe Sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Hillari Klinton ca politikanë dhe qytetarë vendas të ndikuar nga propaganda pushtetore në Shqipëri, çdo ditë e më shumë e lidhin këtë vizitë posaçërisht me kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë sonë. Ndonëse të gjithë kalendarët tregojnë që data jubilare kyçe e historisë kombëtare të shqiptarëve është aty nga skaji fundor i muajit të ardhshëm dhe jo në ditën e parë të tij.
Por pavarësisht këtij fakti, nuk duhet harruar që Zonja Klinton prej kohësh, përpara se të bënte një foto në Uashington me Kryeministrin tonë, Sali Berisha (nën lobimin e një kompanie të afërt me Shtëpinë e Bardhë, kompaninë ‘Podesta’, që qeveria e tij e shpërblen rregullisht çdo muaj të mandateve të saj) dhe pra, përpara se sa të merrte ftesën e shpërndarë nga Berisha në të katër anët e globit për të qenë pjesë e kremtimit të festës sonë kombëtare figura të njohura të politikës botërore, nuk kishte lënë pa publikuar axhendën e saj në përfundim të mandatit të parë të administratës së Presidentit Obama. Ajo kishte deklaruar që atëherë se gjatë mandatit të dytë të kësaj administrate nuk do të vazhdonte të ushtronte poste shtetërore dhe nuk do të merrte pjesë në politikën aktive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe pikërisht në këtë periudhë tranzitore të dorëzimit të detyrës, periudhë që mbaron zakonisht në janarin e vitit pasardhës, e palodhura Hillari kishte planifikuar edhe një udhëtim në vende të Ballkanit Perëndimor, ku do të jepte mesazhe të nevojshme në rrugën drejt zhvillimit të tyre. Nga ky vështrim, vizita e Klintonit nuk ka të bëjë thjesht me pranimin e ftesës së Berishës nga ana e kësaj figure të shquar të arenës botërore.
Prej qëmtimit të atyre të dhënave që kemi mundur të sigurojmë nëpërmjet internetit dhe informacioneve të medias, nuk mund të mos vihet re që megjithëse në disa vende të rajonit tonë, si në Bosnjë–Hercegovinë, Serbi, Kosovë dhe Kroaci vizitat e kryediplomates amerikanë kanë axhenda konkrete, në Shqipëri nuk merret vesh diçka e tillë. Vërtet që kjo zonjë do të takojë në Tiranë, sipas normave protokollare të zakonshme, Kryetarin e Shtetit shqiptar, Kryeministrin dhe shefin e opozitës; vërtet që – siç parashikohet – edhe do të mbajë para deputetëve tanë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ku mund të urojë sigurisht për 100-vjetorin e Pavarësisë sonë dhe të theksojë mbështetjen e SHBA–së për Shqipërinë, si aleate e NATO–s. Sidoqoftë, ajo që do të duhej të tërhiqte më së shumti vëmendjen e aktorëve tanë politikë, në prag të akordimit të Shqipërisë të statusit të shtetit kandidat për në Bashkimin Europian, ndoshta do të ishin këshillat e saj mbi jetësimin e nevojës për dialog dhe konsensus të këtyre aktorëve, për forcimin e shtetit të së drejtës, për integritetin e institucioneve kushtetuese dhe të administratës publike. Domethënë, jo për ndonjë axhendë konkrete, por edhe kështu (diçka e përgjithshme), për një çështje shumë të rëndësishme dhe vendimtare në forcimin e marrëdhënieve bashkëkohore të vendit tonë me ato aleate dhe strategjike.
Dihet që shteti modern karakterizohet si një shtet demokratik, ku sundon ligji dhe ku realizohet një politikë sociale e përshtatshme. Ndërkaq, nga përvoja e shteteve të civilizuara ka dalë e qartë, se këto tri aspekte është e nevojshme të këqyren në një kontekst të gjerë, në mënyrë që asnjëri prej tyre të mos vendoset mbi tjetrin, të mos bëhet absolut. Kështu pra, demokracia që përkrahet nga një popull i tërë, i lirë dhe racional, nuk mund të kuptohet si përparësi e vullnetit të një grushti autoritetesh shtetërore; shteti ku sundon ligji nuk mund të kufizohet në zbatimin e thjeshtë të ligjeve të miratuara formalisht vetëm prej një maxhorance parlamentare; kërkesat për të ndërmarrë politikë sociale të përshtatshme nuk parashikojnë që shteti duhet t’i sigurojë çdo individi dhe me çdo kusht ekzistencën themelore, por domosdoshmërisht për të përkrahur iniciativën e individin, si edhe përgjegjësinë e tij mbi veten dhe anëtarët e tjerë të shoqërisë. E pra, kur shqyrtohet ky koncept me triptikun e pazgjidhshëm të tij, as kontrata shoqërore, as vullneti i disa autoriteteve publike dhe as vetë strukturat shtetërore të marra veçmas nuk mund të jenë burim origjinal i një rendi juridik të drejtë dhe një kusht i thjeshtë që sistemi duhet ta plotësojë për të qenë funksional.
Nën këtë optikë, elementet e domosdoshme që përbëjnë shtetin në Shqipëri, aktualisht janë të dobësuara aq sa rrezikohet që ai të marrë formën e autokracisë. Ekzistenca e këtij rreziku është legalizuar dhe po legalizohet nga shumë faktorë. Për shembull, roli vendimmarrës i maxhorancës është i vetëkuptueshëm. Por ky rol nuk mund të ushtrohet pa përfillur aspak opozitën (sikurse ndodh në Shqipëri), kur kjo kudo vlerësohet si karakteristikë thelbësore dhe kriter i regjimit demokratik. Ose, parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, që dikur ka qenë thjesht një formulim teorik, por që prej disa dekadash në gjithë botën demokratike është vërtetuar se ka ndikim në organizimin shtetëror dhe në veprimtarinë e institucioneve politike, gjatë viteve të fundit në Shqipëri ai praktikisht është injoruar. Ndonëse, në disa vende, si në SHBA, zbatimi i këtij parimi konsiderohet si dogmë e padiskutueshme. Madje, edhe në Kushtetutën tonë (Neni 7) vlerësohet si një parim themelor, duke përcaktuar, se: “Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin e pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor”. Por, veçanërisht gjatë muajve të fundit ndodhi në Shqipëri që edhe për zgjedhjen e Kryetarit të Shtetit tonë të vendoste, si për shumë e shumë çështje të rëndësishme, Kryeministri, duke shpërfillur frymën e Ligjit tonë Themelor, i cili parashikon që Presidenti i Republikës të jetë përfaqësues i unitetit të popullit.
Pas zgjedhjes njëanshmërisht të këtij autoriteti më të lartë të vendit tonë ishte Sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, ajo që në telegramin drejtuar Nishanit, e këshillonte këtë të ndikonte për t’u siguruar e garantuar integriteti i institucioneve kushtetuese. Por, më kot! Tani ky Nishani po bëhet gati të dekretojë, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe ligjin, zëvendësimin e emrit të Kryeprokurores aktuale me një tjetër që ia servir Berisha.
Mund të flitet gjatë edhe për korrupsionin galopant që ka mbërthyer të tëra strukturat shtetërore, si produkt i moszbatimit të ligjit. Mund të flitet gjatë edhe për varfërinë masive që sa vjen e thellohet, si rezultat i një politike të ndërmarrë nga qeveria aktuale në përkrahje të monopolizimit të ekonomisë prej një grushti njerëzish të oborrit. Ashtu, sikurse do të duheshin faqe të tëra për të përshkruar gjendjen e mjerueshme të romëve dhe grupeve shoqërore në nevojë. Por në këto radhë ndoshta është më mirë të përmendim që edhe një nga tri kushtet, më kompleksi dhe më obliguesi, për kandidimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian vendos në qendër të tij pikërisht parimet dhe kërkesat triplanëshe të konceptit të një shteti modern. Kështu, për shembull, Neni 2 i Traktatit për Bashkimin Europian bën fjalë për vlerat “e respektimit të dinjitetit njerëzor, të lirisë, demokracisë, barazisë, shtetit të së drejtës, si edhe respektimit të të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve...”. Këto detyrime që më parë nënkuptoheshin, shprehimisht u futën në Traktatin e Amsterdamit. Sipas tekstit të tij, përpara se të marrë vendimin për një kandidaturë të BE–së, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të tij verifikon nëse plotësohet edhe ky kusht.
Kështu pra, vizita në Tiranë e Hillari Klintonit merr një rëndësi të posaçme; më shumë se sa të shënohet, ajo në kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, i shërben konsolidimit të Shtetit dhe zhvillimit të vendit tonë. Prandaj, mikpritja e kësaj zonje meriton të bëhet më tepër se sa protokollare, shumëfish njerëzore.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)