Nje pasion per Renoir

Pasi ka kaluar me shume se nje shekull qe ka vizituar muzeun e Madridit Prado per te kerkuar frymezim vepra artistike e piktorit impresionist Pierre-Auguste Renoir do te shfaqet ne galerine me prestigjioze ne Spanje. Nje pasion per Renoir quhet kjo ekspozite e cila eshte hapur te marten perderisa ne te jane te vendosura 31 pikturat me te rendesishme te mjeshtrit francez qe veproi ne fund te shekullit XIX vite keto kur ai pati ngritjen me te madhe te tij. Portreti i vetvetes i pikturuar ne vitin 1875 dhe Madame Monet me djalin e saj qe ishte bere nje vit me pare ishte inspirim per piktoret e shekullit XX si Pablo Picasso dhe Henri Matisse po ashtu jane ne kete ekspozite qe do te mbetet e hapur deri ne shkurt. Prado eshte vendi ku Renoir kishte ridefinuar klasicizmin duke bere me te miren qe ai te kuptohet. Ai ishte i interesuar qe te tregonte formen e asaj qe quhet binjakezimi i tij duke paraqitur koloritin e traditave evropiane qe kishin perfunduar me largimin e tij nga levizja impresioniste disa vite me vone - ka thene drejtori i muzeut Miguel Zugaza. Pikturat ne ekspoziten e re jane huazuar nga koleksioni i tij privat qe mbahet nga koleksionisti amerikan Robert Sterling Clark. Ato jane siguruar qe kater dekada dhe pronar i pikturave eshte Instituti i Arteve Clark me baze ne Williamson te Massachusetts. Bashke me shoket e tij si Claude Monet Alfred Sisley dhe Paul Cezanne Renoir formoi levizjen impresioniste e cila u transformua si forme tek tere piktoret evropiane. Stili i tij ka evoluar gjate gjithe karrieres por kontrasti i ekspozites se punimeve te tij artistike dhe vendimi per tu marre me pikture ishte ne vitin 1881. Ne disa raste te jetes se tij ai kishte shprehur fantazine per piktura te muzeut qe ishin bere nga piktoret e Venedikut nderkaq kishte perzier elementet flamane dhe spanjolle ku ishte ndikuar nga puna e Velazquez punen e te cilin e percjelli gjate nje vizite ne Madrid me 1892 - tha Javier Baron nje nga kuratoret e ekspozites. Renoir kishte perdor ngjyra me te ndezura dhe ngjyra te njoma si dhe konsiderohet pionier i kesaj forme te cilen mund ta shohin edhe ne ekspozite sidomos tek pikturat The Wash-House at Bas-Meudon Bather Onions dhe The Theater Box. Si rikthim per huazimet e pikturave te Renoir Prado do tia huazojne Institutit te Arteve Clark pikturat e Titian Rubens dhe Velazquez per nje ekspozite te ardhshme qe do te mbahet me piktoret me te njohur perendimor.
Express