Per vete Njeriun e Sotem
Njeri i madh per kulturen e vendit te vet Kosoven eshte sot poeti Ali Podrimja. Qe te themi te drejten Ali Podrimja mbizoteron edhe aty lart ne Shqiperi dhe ne te gjitha trojet shqipfolese perreth te cilat dikur i takonin asaj dhe poeti kosovar u takon atyre trojeve. Po vetem atyre Mos valle cdo poet nuk i perket gjithe botes dhe jo vetem asaj pjese qe e lexon dhe emocionohet prej fjales se tij por edhe asaj pjeses tjeter te gjithes e cila parandien nje dritherime te padukshme te cilen e tejcon ne hapesirat e gjithesise ku perhapet dhe kumton zeri i poetit
Ali Podrimja eshte pikerisht poeti i perbotshem i cili jeton perpunon dhe rikthen ne leter nepermjet nje fjale hirplote dhe njeheresh te fuqishme e bashkekohore vet njeriun e sotem me ndjenjat dhe problemet me pasojat e veprimeve dhe te shqetesimeve te tij.
Nese do te operojme realisht nje anatomi te vepres poetike te Podrimjes do te vertetojme se poeti me nje menyre te veten ndodhet ne te gjitha pikat aktuale dhe kohore te cilat perbejne nje gur kufiri per Njeriun dhe jetesen e tij ne Toke nderkaq shpeshhere arratiset dhe e vezhgon - e gjurmon do te mund te thosha -deri tej jeten e tij tokesore konvencionale.
Po kush eshte Ali Podrimja i cili cdo dite perballon pushtetin e liliputeve ai i cili uron Te rriten thonjte dhe te gllaberojne prene e madhe Eumlshte ai i cili vetepagezohet ne baptisterin e Siloanit pastrohet shpirterisht dhe ngre bajrakun e revolucionarit mbinjerezor per te ndier Golgothane ne te cilen tani gozhdohet Njeriu sipas nje pershkrimi te hollesishem qe mbizoteron ne shoqerine e sotme njerezore.
Duke mberritur ne Golgothane e tij e cila eshte nderkaq edhe mali i deshmimit te secilit prej nesh ai do britmoje Ku eshte Zoti
Nepermjet shqetesimeve te tij metafizike poetin e ngerthen angeshtimi por jo vetem per kete gje. Nuk deshiron kurrsesi te mbetet ne shprehjen qe thote Hap porten dhe humbas ne joshesi. Ai e ndien se boshesi nuk ka. Po cfare eshte ajo e cila ndodhet pikerisht aty dhe kur hapim porten tone pyesim se bashku me poetin edhe ne te tjeret Mos valle duhet nje Promete tjeter sic vijojne te genjejne paciperisht Epimititet dhe pa pike pendese deshirojne ta idealizojne edhe nje here Zjarrin e Dijes Keta femije shpirtrat e shqetesuar te se Nesermes dicka percaktojne Ne qytetin tone thone tani femijet / se Ai shkoi te sjelle flaken / te cilen nje dite me shi e vodhen Njerezit. Ne kete menyre ben cmos te na sjelle prej gjumit te Tokes te na vendose ne gjendje alarmi per te mberritur para se te jete shume vone sepse ne menyre metaforike na ndergjegjeson se edhe lindje edhe vdekja kane tjeter peshe dhe na ben pjese te atij zbulimi metafizik nepermjet vargjeve te tij. Cilat jane ndjenjat cilet jane vendet cilet jane leshimet dhe kundershtite e Njeriut Si nje Robinson Kruzo i ri gjurmon permbyt dhe reformon nepermjet pyetjeve dyshimeve diskutimeve deshirave patosit vertetesive pavertetesive nepermjet habive dhe korridoreve neper labirinte corientues mbrojtes i jetes mbrojtes i ideve mbrojtes i idese se Atdheut dhe vleres se Njeriut.
Here i qellimshem here me nje kulture ironike per te pervijuar dhe shperfaqur ndjenjen e vertete perhere njerezor me nje ndjeshmeri te vecante i brishte ndaj dashurise mirenjohes ndaj familjes i shtangur ndaj mrekullive te natyres dhe realist i rrepte ndaj cdo realiteti ligesise mosmirenjohjes dhe prapamendimit nuk ben tjeter vecse nyjezon Njeriun ideal duke flakur tej qesharaket qe luajne zotat dhe duke nxitur mbijetesen tone ne litar me qellim qe te largohemi prej mashtrimit dhe te perballim gjithe realitetin ne boten absurde ku ne jetojme.
Poeti i shqetesuar per kete bote e cila rreshqet perdite kerkon por i duket se nuk duket me kopeja / as i zoti humbur diku ne ndervaresine e vendosjes dhe te plogeshtise agonise dhe therret Pastroni shpirtin /.../ pastroni syte / zbuloni vrimen ne Gjithesi / dhe mandej vertetoni / se mund te jetoni ....
Nostalgjik ai kthehet pas per te levruar shekujt per te kerkuar bashkekohoret dhe per te vertetuar Shndrit per sa nuk u tha / kultura e lashte e cila pasi fillimisht u rrafshua u varros dhe u harrua ne menyre qe te kete vetem nje zgjidhje e cila ishte perdoruar me siguri te plote ne kohet me te hershme Varka e Noes per te arketuar menjehere me pas te verteten e madhe e cila na bren Po nuk duket Bregu...
Ali Podrimja eshte nje poet i fuqishem dhe i arrire. Poet dashurie romantik i ndjeshem por paralelisht edhe rivendikues per atdhene per jeten per Njerine. Shpesh te trand kur flet per fatin e atdheut te vet Hap pellemben dhe peshoj / piken e gjakut tend dhe menjehere me pas tragjikisht Me ndeshkuan ndersa besoja / ne piken e gjakut.
Per jeten beson se Kurre nuk mjafton koha / te lindeshte jetosh / dhe te vdesesh.
Per Njerine Ka kohe qe vetmine e shtepise / ne lekuren time e lexoj ose Ne mure gervishje te tmerrshme / te thonjve te nje populli.
Eumlshte poet i veshtire Ali Podrimja. Menyra e tij e te shprehurit krijon probleme te gjithaneshme. Shkrimi i tij shtrihet ne thellesi pamjet e tij shperfaqin prush fjalet e tij vishen me nenkuptime alegorike. Eumlshte fatlum ai i cili mund te zhbiroje fjalen e tij eshte i lumtur ai qe mund te nxjerre kuptimin e tij dhe te levroje brenda ketyre mendimeve sepse perfiton ndjeshmerine dhe stoicizmin e poetit frymezimet dhe shtysat predispozicionin filozofik dhe shtrirjen e njohjes perkrah ndjenjes.
Shkrimi i Ali Podrimjes mrekullon sepse e le fjalen te bjere si pike e rende shiu e ndersa eshte duke rene shnderrohet ne nje rrjedhe te furishme uji te paster e cila akumulohet qe te mund te vere ne levizje mendimin dhe ndjenjat e lexuesit- te atij lexuesi i cili eshte ndergjegjesuar se poeti shperfaq pikerisht ate nepermjet vargjeve te tij -ato te vet njeriut i cili lengon prej dyshimeve frikes emocioneve entuziazmit dhe gjithckaje tjeter qe quhet shprehje njerezore. Poeti shperfaqet pra pas kerkimeve te vargjeve dhe deponimeve te veta se vuan edhe ai por paralelisht edhe kerkon del ne balle dhe lufton percepton ofron zgjidhje eshte optimist dhe guxon ashtu si tjetri ne krah te tij dhe me tej tejembane i gjithe njerezimi.
Vargu i poetit eshte i prere i ngjeshur i arrire ne mesazhe dhe ide i permbytur me ndjenja dhe jo perhere teper i mirekuptuar.
Por te magjeps grishja per te kaluar edhe ti vet ne anatomine e fjaleve te cilat kompozojne vargjet strofat poezite qe nga fillimi deri ne fund. Atehere duhet qe me devotshmeri te thelle ti operosh dhe te vezhgosh pjeset perberese. Te mos i kalosh perciptas sepse nje veshtrim i shpejte i ben padrejtesi jo vetem poetit por edhe ty pasi nuk mund te ndjesh kuptimin teresor i cili ne fund te fundit shperfaqet shpeshhere trondites.
Vet poeti deklaron kategorikisht dhe prere po aq edhe me zemer te paster Mbyllem ne nje ze njerezor Dhe pikerisht ky eshte Ali Podrimja nje ze njerezor i cili del nga brendesia e shpirtit nje ze qe shpreh te tjeret dhe ate vete dhe mbeshtetet mbi nje cope letre te bardhe per te mbetur regjistruesi i kohes dhe i kompozimit tone psikologjik arkiv i pashuar ne perjetesi shpetim per lexuesin te cilin shpreh dhe se fundi denjesi e poetit te ndjeshem.
Perktheu Iliaz Bobaj