Një performancë në mes të Vjenës, Alis ndalet nga fansat, dhuron emocione me “Nân”

Një moment i paharrueshëm në mes të Vjenës, kur përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision Song Contest Alis Kallaçi ka dhuruar një performancë “live” me fansat. E në vend të korit profesional, kanë qenë të rinj e të reja të ardhur enkas për Alis në Vjenë që e kanë mbështetur këngëtarin duke interpretuar “Nân”.
Një kujtim i bukur, një shkëmbim emocionesh dhe dashurie pak orë para gjysmëfinales së dytë, ku pritet dhe interpretimi i Alis, të cilin mund ta votoni nga vendet jashtë Shqipërisë nëpërmjet numrit 13.
Jo vetëm muzika, por edhe ngjyrat e flamurit shqiptar e kanë pushtuar Vjenën. Ndiqni këtë episod të pazakontë në kryeqytetin austriak.
/rtsh.al/