E Diel, 1 Nëntor 2026

Një person i shtruar në Psikiatrikun e Elbasanit, gjendet i varur

Elbasan, 20 dhjetor 21:18 NOA – Një person i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, u gjet i vdekur sot pasdite vonë dhe dyshimet e para bien mbi një vetëvrasje.

Policia e Elbasanit, konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA se ngjarja ndodhi në një nga dhomat e katit të dytë të godinës së Psikiatrikut, ku gjendej i ndjeri Altin Tartari.

Djali 22 vjeçar i lindur dhe banues në Kavajë, ishte shtruar prej disa muajsh për kurim mendor në këtë spital.

Mbrëmjen e sotme, personeli i Spitalit Psikiatrik, ka konstatuar se 22 vjeçari ishte varur me çarçafët që kishte rregulluar në formë laku, për të realizuar vetëflijimin.

Një grup hetimor u krijua nga policia e Elbasanit dhe pas hetimeve paraprake, dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvarje, shkaqet e të cilës janë ende duke u hetuar.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›