E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:Rama të kthejë përgjigje për Kodin

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi gjatë takimit me anëtarë e simpatizantë të LSI-së në njësinë bashkiake nr.1, se "objektivi ynë për të fituar si LSI dhe si koalicion në zgjedhjet e vitit 2009të nuk është një dëshirë, por është një detyrë".Meta u shpreh në këtë takim se "gara elektorale do jetë me të vërtetë e vështirë, sepse përballë kemi dy kundërshtarë të cilët për fat të keq kanë një vit që nuk dallojnë fare nga njëri-tjetri në të gjithë qëndrimet e tyre". Duke u shprehur për ftesën zyrtare, dërguar Kryetarit të PS për të diskutuar mbi standartet e zgjedhjeve të ardhshme, Meta tha se "kam dy javë që i kam dërguar një letër për t'u takuar dhe për të biseduar për problemin e standardit të zgjedhjeve, meqenëse Presidenti e ktheu Kodin, sepse ishte një Kod i papjekur, shtatanik dhe i dështuar, ndërsa ai ka dy javë dhe nuk kthen dot një përgjigje zyrtare".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›