Një person plagoset me armë zjarri

Në rrugën “Rrahmon Murati”, në Prishtinë, një person është plagosur me armë zjarri aksidentalisht, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar tre fishek të cal. 9 mm, njofton Policia e Kosovës.
Lidhur me rastin është bërë kontrolli i shtëpisë edhe te një te dyshuari tjetër, ku janë gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Zastava, një gëzhojë e cal. 9 mm dhe një predhë.
Me urdhër te Prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt./Indeksonline/