“Komersant”: Hap real i Serbisë drejt pavarësisë së Kosovës

Serbia ka bërë një hap real drejt pavarësisë së Kosovës, si kompensim për autonominë reale për serbët e Kosovës, gjë që Beogradit i hap rrugën drejt integrimit në BE, vlerëson sot gazeta moskovite “Komersant”.
Gazeta shkruan se se këtë “vendim të dhimbshëm” Beogradi e ka marrë pas vizitës së paradokohshme të kryeministrit të Serisë Ivica Daçiq në Moskë.
“Tani këtë vendim shumë serbë do ta kuptojnë si harmonizim me Rusinë, që indirekt do ta ndajë përgjegjësinë me Beogradin”, vlerëson “Komersant”.
Mirëpo gazeta shton se, transmeton qik-u, Moska gjatë vizitës së Daçiqit ka marrë “një pozicion shumë të rezervuar ndaj Kosovës”.
Rusia ka bërë me dije se do të mbështesë cilindo vendim që Serbia do ta marrë, por vetë nuk do ta shtyjë, thekson gazeta.
“Pozicioni i Rusisë mbi Kosovën është mjaft pragmatik, aq më parë që gjatë tërë vitit të kaluar Beogradi zhvilloi vetë negociata me BE-në”, thekson “Komersant”.
Po ashtu gazeta kujton se edhe Beogradi edhe Prishtina e kanë vlerësuar marrëveshjen si firore të tyre, dhe se të dyja palët kanë të drejtë për këto pretendime, pohon gazeta ruse.
Beogradi mori koncesionin e Prishtinës për shumë çështje, gjë që autonomia e serbëve në Kosovë është bërë më reale, ndërsa Prishtina mori pajtimin e Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që është një hap i madh drejt rrugës së njohjes së Kosovës, thekson “Komersant”./Indeksonline/