Kadri Veseli i raportonte Thaçit për veprimet e SHIK-ut

E patën paralajmëruar vazhdimin shkrimit me titull “Azem Syla komandonte me grupin kriminal të SHIK-ut” me përmbajte se në “Numrin e nesër do të lexoni për përfshirjen e kryeministrit Hashim Thaçi në veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës”, por të nesërmen vazhdimi i këtij shkrimi nuk e pa më dritën. Gazeta Tribuna duket se me “urdhër të fortë” u detyrua të ndalojë vazhdimin e botimit të shkrimit me pjesë të vendimit të Gjykatë së Qarkut në Prishtinë të datës 17 dhjetor 2012, të njohur si “Blaca 2” në të cilin proces u dënuan me gjithsej 54 vjet dënim për vrasjen e Ibush Kllokoqit.
Kështu në këtë proces gjyqësor të udhëhequr nga kryetari i trupit gjykues Tore Thomass dhe gjyqtarët Behxhet Muqçiqi (vendor) e Laura Liguori gjyqtare e EULEX-it , u dënuan të gjithë të akuzuarit. Sadik Abazi është dënuar me 12 vjet burgim, Shpresim Uka me 15 vjet, Bekim Syla 12, Shaban Syla 8 dhe Driton Hajdari 7 vjet burgim. Dënimi është shqiptuar për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentim vrasjen e Adem Salihajt.
Në vendimi të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, prej 58 faqesh, të cilin e ka siguruar gazeta “Bota sot’ ndër të tjerash përmenden edhe njerëzit e SHIK-ut si dorasit kryesor të shumë vrasjeve dhe krimeve të pasluftës të kryera në Kosovë, kryesisht kundër aktivistëve të LDK-së.
Në faqen 48 të këtij raporti ka një kapitull të veçantë në të cilin flitet për veprimtarinë e SHIK-ut në kohën e pasluftës, në veprimet kriminale dhe në vrasje.
Në këtë vendim është përfshirë edhe dëshmia e Kadri Veselit në rastin “Bllaca 2” Dëshmitari Veseli Kadri dëshmoi në gjykatë më 20 qershor ndër të tjera se ishte kreu i SHIK-ut nga marsi i 1999 deri në qershor të vitit 2008, pasi kishte qenë kreu i G2 (inteligjencë ushtarake) i Shtabit të UÇK-së, shkruan "Bota Sot".
Ai ishte gjithashtu kreu i ZKZ, se ishte anëtar i Qeverisë së Kosovës dhe mori pjesë në luftë deri në ditë të fundit, se mandati i SHIK-ut ishte të mblidhte dhe analizonte informata në interes kombëtar të vendit, se misioni ishte që të merreshin me çështje të sigurisë kombëtare, se SHIK-u nuk posedonte asnjë pushtet ekzekutiv, SHIK-u kishte katër drejtori, dëshmitari (pra Kadri Veseli –nën.ynë) i raportonte Hashim Thaçit gjatë kohës së qeverisë së përkohshme, se asnjë nga anëtarët e stafit të SHIK-ut nuk ishte ID që të zbulonte publikisht lidhjen e tyre me SHIK-un./Indeksonline/