E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Serbisë e miraton marrëveshjen e Brukselit

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme ka dhënë njëzëri pëlqimin, në fakt e ka miratuar, firmosjen e tekstit të propozim- marrëveshjes me Prishtinën, dhe të gjitha partitë në pushtet e kanë mbështetur arritjen e marrëveshjes dhe ky vendim i është dërguar menjëherë Catherine Ashton e cila do t’i njoftojë anëtarët e Këshillit të Ministrave të BE me rrjedhën dhe epilogun e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, dhe do të rekomandojë që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

“Qeveria u ka urdhëruar ministrive, organizatave të veçanta dhe shërbimeve të veta që të ndërmarrin masat dhe aktivitetet e nevojshme lidhur me zbatimin e marrëveshjes, si dhe ta vazhdojnë zbatimin e ujdive veç të arritura me ”përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në ‘Kosovë e Metohi’“, thuhet në kumtesën e zyrës për kontakte me mediat të qeverisë, transmeton rtk.

Dje Këshilli qendror i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) më e madhe në pushtet e ka mbështetur marrëveshjen ashtu siç ka vepruar edhe Kryesia e Partisë Socialiste dhe drejtuesit e partive tjera të koalicionit qeverisës.

Nën-kryeministri Aleksandar Vuçiq ka thënë se ky dokument do ti dërgohet për mbështetje ose refuzim Kuvendit të Serbisë që do të mblidhet të mërkurën ose të enjten, dhe ka shtuar nëse ka nevojë do të shkohet edhe në referendum për t’u deklaruar qytetarët dhe për të pa se kush e ka shumicën.

Kurse kryeministri Daçiq ka deklaruar dje se tek do të pasojnë bisedimet mbi temat tjera të hapura, siç janë ato mbi pronën private e shtetërore të Serbisë, kthimin e personave të zhvendosur dhe pozitën e Kishës Ortodokse Serbe, energjia elektrike dhe telekomunikacionet, dhe ka shtuar s enë këto bisedime është “shpëtuar ajo që ka mundur të shpëtohet”.

Edhe Daçiq edhe Vuçiq po përsërisin vazhdimisht se marrëveshja e Brukselit nuk e njeh kurrfarë pavarësie të Kosovës dhe në rrethanat e dhëna kjo është më shumë që ka mund të bëhet./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›