E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje piktor shqiptar ne oborrin e Emanuelit te II

Toke e qiell titullohet ekspozita e piktorit kosovar Mikel Gjokaj qe nga datat 11 shtator deri me 10 tetor 2010 do te mirepritet ne sallonin qendror te Monumentit Kombetar Vittorio Emanuele II i njohur si Kompleksi Vitorian ne kryeqytetit italian Rome. Jane mbi 100 piktura ne vaj ne akuarel skica e teknika te perziera qe do te prezantojne te paren retrospektive italiane kushtuar mjeshtrit Gjokaj e veprimtarise se tij artistike realizuar gjate qendrimit 35-vjecar ne Rome.

Peizazhe origjinale ne forma e ngjyra karakterizohen nga variante te panumerta te ngjyres blu e kuqe roze qe ne distance nderthurin token me qiellin drejt nje perceptimi dramatik e te befasueshem te vepres. Pikturat e tij i ngjajne nje telajo qe po shperthen apo panorame qe lulezon nga bashkimi i tokes me qiellin i fushave me perendimin i pllajave me agimin te shoqeruar me nje kombinacion te shpejte e emocionues ngjyrash e hijesh. Kush i njeh peizazhet e mrekullueshme te relievit kosovar kupton menjehere se eshte pikerisht kjo natyre muza frymezuese e ekspozites se ketij piktori eshte lindja e nje agimi te kuq qe me kalimin e oreve shnderrohet ne boje qielli ne roze ne blu vjollce e deri ne nje lejla te erret. Mjeshtri Mikel Gjokaj eshte mjaft i njohur e i vleresuar ne mjediset artistike te kryeqyteti italian dhe ka nje krijimtari te njohur te suksesshme dhe ne shume shtete te tjera. Me ekspozita te hapura nga Lubjana ne Luksemburg Tokio Kube Tajvan Paris Mikel Gjokaj ushqen ne artin e tij nje nostalgji te forte e nje sentimentalizem evokues per token e tij te origjines Kosova.

Cfare metamorfoze ka pershkruar Gjokaj ne 35 vitet e qendrimit te tij ne Rome - shkruan ne katalogun prezantues te ekspozites kritiku i artit Enzo Bilardello - peizazhi i tij ka evoluar dhe eshte pjekur dikur i orientuar ne nje rrip te ngushte te natyres pothuajse nje kufi i shpejte i punuar me ngjyra te thella e pothuajse te renda ndeshkimi tani eshte shpalosur ne horizonte te gjera ku natyra shprehet me entuziazem me zemerim me nje force ngjyre qe therret dhune. Shpesh ne plan te pare shohim nje lemsh apo nje qilim fluturues si nje gjethe eukalipti si nje futuri krahesh elegante e te cmaterializuar. Ne mes te rruges qielli e toka alternohen sikur kerkojne te clirohen abstraktikisht ne prejardhje heraldike. Madhesite e piktures nuk kane rendesi struktura eshte gjithnje monumentale panoramike edhe ne formate te voglahellip veper pas vepre shfaqet qarte nje univers leopardian panik pergjithesues e indiferent ndaj pervojes sone personale me mbetje te vogla te nje romance endrre elegjiehellip Menyra me e mire per te vleresuar pikturat e Gjokajt do te ishte ne studion e tij rrethuar nga jeshilleku roman ne nje vend te paster mbijetuar nga epoka e arte.

Ekspozita Toke e Qiell e piktorit kosovar Mikel Gjokaj hapet ne kujdesin e Keshillit Rajonal Lazio - Drejtoria e Politikave Kulturore e te Bashkise se Romes - Drejtoria e Politikave Kulturore e te Komunikimit si dhe eshte organizuar e realizuar nga komiteti organizativ nen kujdesin e zotit Carlo Ciccarelli.

Piktori Mikel Gjokaj lindi ne Krusheven e Madhe Kosove me 11 nentor 1946. Kryen shkollen e mesme te Arteve te Bukura ne Prishtine e ne vitet 1970-1974 vazhdon studimet ne Fakultetin e Arteve te Bukura dega Pikture ne Beograd. Me tetor te vitit 1975 vjen ne Rome ku jeton e punon dhe sot. Ne tetor te ketij viti mbushen plot 35 vjet te aktivitetit te tij te suksesshem artistik ne kryeqytetin italian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›