E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhberja e nje miti te rrejshem

Libri Gjeniu i kombit kushtuar Mithat Frasherit i pastron ballin e perndritur prej fisniku nga jargavitjet shpifjet e mashtrimet e ziliqareve. Nje figure e denje kjo per panteon te rralluar te shqiptareve...

Ne kujtesen e shqiptareve perpos njerezve te dritesuar a te therorizuar per Atdhe e Komb nxjerrin kryet edhe monstra qe te ngjallin frike te akullojne shpirtin me krimet e perbindshme dhe tmerret e kryera sikurse porsa krijon prej tyre nje distance te qashter historike te shpervishen buzet nga neveria perbuzja dhehellip dhehellip pertallja sepse ata jane vec te tjerave edhe groteske te percudshem jashteqitje koherash te mbytura ne gjak dhe marri ne kaos dhe hardallosje me humbje vegimi e drite. I tille ka qene cubi e krimineli Haxhi Qamili i ardhur ne faqet e romanit Miti i Haxhi Qamilit nga historiani e publicisti i njohur Uran Butka. Kisha kureshtje ta lexoja librin e Butkes i ngacmuar nga mendimi se ai ishte nje historian qe nga te paktit pasviteve lsquo90 metonte rivleresime ngjarjesh e personalitetesh shpesh te deformuara e te perbaltura prej penave diabolike per ti dhene peshores gravitetin e merituar te arsyes dhe faktit te pakundershtueshem. Keshtu ai kishte bere bukur mire me librin per mua trondites Gjeniu i kombit kushtuar figures madhore rilindese e atdhetare te Mithat Frasherit pinjollit te Frashellinjve kombformues birit te Abdylit-prijes te Rilindjes Kombetare duke ia pastruar ballin e perndritur prej fisniku e kulturologu nga jargavitjet shpifjet nencmimet mashtrimet e ziliqareve dhe inferioreve. Nje figure e denje kjo per panteon te rralluar te shqiptareve. Po prej Uran Butkes kisha lexuar nje vellim me tregime me te shumtat per njerezit e burgjeve te perndjekjeve dhe anatemimeve klasore ku buisnin ndodhi e fate tragjike prej nje shoqerie nen krusmen e dhunes dhe diferencimit politik.

Kesaj here thjerreza e Uran Butkes eshte drejtuar jo tek fisniket prijesit dhe te perndriturit e kombit as tek viktimat dhe te pervuajturit por tek Haxhi Qamili nje katundar Tirane me xhakete gjenerali dhe shallvare turke pjelle e nje zhgani te shiturish e antishqiptaresh qe me pogromet e tij injorancen dhe harbuterine e pa cak i ka vene nje njolle te zeze historise se kombit duke vene ne rrezik gjer integritetin e tij. Ndonese i refuzuar dhe i stigmatizuar nga ashti persiates intelektual i vendit qysh ne kryehere cuditerisht fantazma e tij u ringjall ne mendjen e nje paranojaku tjeter si diktatori shqiptar Enver Hoxha i cili u rrek ta shiste portretin e ketij krimineli si nje kryengrites e rebel per liri civile te drejta pronesore ndersa luften e tij si shprehje e hakmarrjes klasore kinse te fshataresise se varfer e raja kunder bejlereve dhe te kamurve dhe jo si nje mashe e manipuluar anarkike e antikombetare ne sherbim te synimeve grabitqare te fqinjeve dhe lakmise per pushtet te tradhtareve te kombit. Sado qe historiografia e molepsur komuniste u rrek ti sajonte gjithsesi nje fare perligjjeje krimeve dhe hajduterise se kesaj monstre duke rindertuar nje mit te dekompozuar prej herit nga vetedija e iluminuar historike e shqiptareve shkrimtari Butka doemos qe ka synimin e mbrothet pikerisht per zhberjen e ketij gjoja miti te frymuar sa nga vulgu aq edhe nga vetedijet destruktive duke e vendosur antiheroin aty ku ai e ka pasur dhe e ka vendin ne llagemet e historise. Edhe vitet e gjata te komunizmit kurrenjehere se afruan dot Haxhi Qamilin ne vetedijen e popullit shqiptar si paradigmen e atdhetarise fisnikerise apo therorise per ceshtjen kombetare. Perkundrazi ai mbeti dic e shpifur dhe e perjargur dic makabre madje i shpotitur gjeresisht ne folklor - nje personazh anekdodik sado qe i tmerrshem ne bemat e tij te mynxyrshme. Kete integrale gjithepopullore autori e ka shenjteruar ndjeshem ne aksiologjine e tij narrative.

Romani eshte i kahut historik. Madje here-here afshi i historianit e mund shkrimtarin. Rrefimi eshte i qashter. Ndonese i thjeshte ne procedeun e vet i tipologjise se mimesisit dhe me me pak prani persiatjesh pervuajtjesh a gjendjesh psikologjike te skajta cuditerisht ai lexohet lehte thuajse me nje fryme. Kjo sepse shkrimtari nuk epohet aq prej farfurish frazeologjike kinse moderniste perkundrazi eshte i prajte dhe i vijueshem ne pershkrimin e ngjarjeve dhe vizatimin e portreteve. Te le mbresa posacerisht gdhendja e portretit te Haxhi Qamilit dhe ndjekesve te tij turmes se verber dhe te rekrutuar me dhune genjeshtra apo hajni te lene mbresa episodet e oborrit rrethit te ngushte te Haxhiut paranoja e tij per tu shitur si nje gjeneral me brekushe e kembezbathur lexohet mire gjendja e njerezve ne burgun e Kalase se Elbasanit skena groteske e berjes synet me pahir te nje te krishteri ne prani te publikut brohorites lufterat nga Gramozi ne Qafe-Thane. Mbase me e perpunuara dhe me emocionuesja eshte vdekja e Ganiut ketij trimi pa fjale e prej porte trimash imazhi i nje dashurie mbetur thelle shpirtit te tij te trandur pritja e lajmit mortor prej te atit.

Ai qe i lidh te gjitha ngjarjet eshte gazetari amerikan Ronald S. i cili ka ardhur ne Shqiperine e zhuritur nga lufterat per te ndjekur nga afer kolapsin politik te qeverise se Princ Vidit etjen per pushtet te tradhtareve turkoshake per te kthyer Shqiperine ne nje ciflig te tyre duke e shitur copa-copa te serbet greket e turqit anarkine qe shkaktoi rebelimi i Haxhi Qamilit dhe nga ana tjeter perpjekjen e deshperuar te atdhetareve shqiptare per ta mbrojtur me ashk kurmin e sapoformuar te shtetit te tyre motak properendimor. Nje situate e dale duarsh me prirjet e njohura dezintegruese te viteve 1914-1915 ku njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit mbivendosja myslimane e levizjes haxhiqamiliste me karakterin e saj anakronik e reaksionar ne mendjen e shkrimtarit-historian gjithcka merr nje shpjegim te qarte gjithcka ftillohet gjegjesisht vektoreve politike te kohes pakteve te fshehta me te huajt per prishjen e shtetit shqiptar koniunkturave te brishta ne prag te Luftes I Boterore batices islamiste turkofile qe kerkonte ende Baben Sulltanin dhe flamurin perandorak sado qe Shqiperia ishte zhytur ne gjak 500 vjet prej saj dhe rrezikonte tashme edhe shuarjen e identitetit te vet. Gjithehere nen syrin persiatjet dhe heqjet e gazetarit Ronald S. e hamendesuar si nje strukture rrefimore bazike ne roman vijne edhe vleresime per shqiptaret zakonet dhe virtytet e tyre por pa kursyer edhe mangesite cenet huqet vonesat historike etj. Ndoshta keto mund te ishin me te kursyera pa ardhur ne forme gati-gati sentencash dhe aq te drejtperdrejta ne forme pohimesh cka rrit pranine e panevojshme publicistike ne roman. Shkrimtari mund te rrekej me shume monopatit te veshtire te perkryerjes frazeologjike per ti dhene rrefimit me shume magji dhe ngjyre sikurse nga ana tjeter nuk do te mund te anashkaloja punen e tij prej sqimatari lidhur me leksikun cka duket mirefilli ne perdorimin e shume fjaleve te bukura te ashtit te hershem te shqipes. Qartesia prej historiani ne vleresimin e fenomenit Haxhi Qamili begatia e ngjarjeve njohja e figurave konkrete te kohes gjithashtu e veprimeve luftarake e bashkeshoqeruar kjo me nje menyre rrefimi pa truke e lajle-lule e bejne kete roman tejet kureshtndjelles per tu lexuar. Dhe mbase kjo eshte hipoteka e njemendte e vleres njekohesisht letrare e historike qe ngujohet e tubohet mire ne faqet e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›