E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Manganeli Skafet industri e mafies moratoriumi do te vazhdoje Madhesia e germave Gazeta Standard 10/09/2010 100500

Italia dhe Shqiperia po punojne bashkerisht me skuadra te perbashketa ne luften kunder kriminalitetit pasi i konsiderojne skafet si industri te mafies dhe nisur nga kjo qeveria shqiptare nuk do te nderprese moratoriumin. Kryeministri Berisha priti dje drejtorin e Pergjithshem te Policise se Italise z. Antonio Manganeli dhe delegacionin qe e shoqeronte. Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Manganeli per ndihmen e jashtezakonshme qe qeveria italiane policia italiane dhe agjencite e tjera i kane dhene Shqiperise ne te gjitha fushat por vecanerisht ne fushen e rendit publik forcimit te ligjit dhe ne luften kunder kriminalitetit. Kjo ndihme per ne - u shpreh Kryeministri - eshte e nje rendesie madhore. Me tej Kryeministri Berisha theksoi se Policia e Shtetit ne Shqiperi ka bere progres te madh duke bere te mundur shkaterrimin e grupeve dhe organizatave te medha kriminale te cilat benin ligjin ne disa zona ne Shqiperi. Kryeministri u shpreh se Policia Shqiptare duke hetuar bashkerisht me Policine Italiane dhe fale ndihmes teknike te marre prej saj ka bere te mundur te coje drejt suksesit nje numer te madh operacionesh. Gjithashtu Kryeministri Berisha shprehu vleresime edhe per punen e Interforce e cila ka dhene nje ndihmese shume eficiente. Duke folur per procesin e liberalizimit te vizave te cilin e vleresoi si nje moment historik Kryeministri Berisha shprehu mirenjohje per ndihmen dhe mbeshtetjen e Italise e cila ka qene avokatja e sukseseve te Shqiperise ne kete proces. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Italise z. Antonio Manganeli pasi e falenderoi Kryeministrin Berisha per mikpritjen u shpreh se kjo vizite konfirmon miqesine jo vetem midis dy vendeve por edhe midis forcave te policise se te dyja vendeve. Me tej z. Manganeli shprehu vleresim per zhvillimin e jashtezakonshem te Shqiperise te cilin nuk e ka hasur ne vendet e tjera si dhe per profesionalizmin shpirtin e bashkepunimit dhe kompetencen qe ka fituar ne keto vite Policia Shqiptare. Zoti Manganeli theksoi se po punohet bashkerisht me skuadra te perbashketa ne luften kunder kriminalitetit kapjes se te kerkuarve por dhe ne kuader te ligjit te ri te miratuar nga qeveria shqiptare mbi konfiskimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale. Ai u shpreh se konfiskimi i aseteve kriminaleeshte i nje rendesie te jashtezakonshme dhe ky do te jete nje tjeter sektor suksesi. Lidhur me kete Kryeministri Berisha u shpreh se konfiskimi i aseteve kriminale eshte vital por po aq e rendesishme eshte edhe lufta kunder pastrimit te parave. Kryeministri theksoi se po punohet me vendosmeri ne kete drejtim por nje lufte e perbashket ndaj ketij fenomeni eshte shume e rendesishme per tu hequr cdo mundesi gupeve kriminale per pastrimin e parave. Duke folur per moratoriumin per skafet Kryeministri u shpreh se ky ligj do te vazhdoje te mbetet ne fuqi dhe se kjo industri e mafies meriton te bllokohet. Ne takim bashkebiseduesit shprehen vullnetin per te firmosur marreveshje te tjera si ne mbrojtjen e deshmitareve edhe ne fushen e shkembimit te informacionit ne kufijte midis dy vendeve per te bere te mundur nje lufte akoma me eficiente kunder kriminalitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›