Një pikturë në 100-vjetorin e lindjes
26/08/2010 Humanistja
Tani duket më se normale dhe mbase aspak e vështirë që të kesh mundësi të takosh një personazh të njohur që “i bën nder Shqipërisë”. Por para viteve ’90, kur Shqipëria ishte ende e izoluar, mund të konsiderohej gati krim dhe të kaloje nëpër qindra vëzhgime, qoftë edhe për komunikimin më të thjeshtë që mund të bëje me një person të tillë, qoftë ky (mjerisht) edhe Nënë Tereza! Një episod i tillë i ka ndodhur edhe prindit të një fëmije në 1988-ën. Pasi fëmija i tyre bën një fotografi me Nënë Terezën, prindërit e tij merren në pyetje... Megjithatë, ajo që tani përkujtohet e ia vlen të sillet ndërmend është pikërisht ky moment i shënuar: takimi me humanisten e shquar, ndaj edhe babai i fëmijës së dikurshëm i ka besuar fotografinë piktorit Arben Morina për ta përjetësuar në ngjyra me penelin e tij. Ai sapo e ka përfunduar këtë punë, që përkon edhe me 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës. Nuk është e para pikturë që ia dedikon gruas së madhe, por mbase është më e veçantë për disa arsye dhe rrethana. “Për herë të parë e kam pikturuar Nënë Terezën në vitin 1991. Kam qenë në Kështjellën e mikut tim, mikut të Nënë Terezës, poetit të madh arbëresh, Giuseppe del Gaudio. Më kujtohet, tek Del Gaudio u njoha me një kosovar, me priftin Gjergj Gjergji, mik i ngushtë i Nënë Terezës....”. Porse piktura e sapokrijuar, edhe pse e dimensioneve të vogla përcjell një mesazh të madh. “Piktura është porosi e babait të fëmijës, nga një foto e vitit 1988. Një foto e bukur që me aq dashuri e ruan familja e fëmijës së dikurshëm. I ati i fëmijës më tregon pak histori që lidhet me fotografinë, Nënë Terezën dhe vitin 1988. Ndodhi sa e bukur, aq dhe e dhimbshme. ...Pas atij momenti të paharrueshëm të fëmijës së tyre me Nënë Terezën, ata, prindërit e fëmijës, përjetuan dhe një moment aspak të këndshëm: u morën në pyetje”, tregon Morina.
Kjo histori e shtyu ta prekte dhe përjetonte më nga afër “objektin” e pikturës së tij të ardhshme, duke iu betuar vetes se do të bënte një gjë të bukur. “Me vete thosha, po, do të bëj diçka engjëllore, në të njëjtën kohë hyjnore e tokësore”. Këtë punë të tij, jo rastësisht e veçon nga të tjerat.
“E ndjeva në moment dhe fillova të pikturoj. Jo, nuk pikturoja, por vallëzoja me penelat”, komenton vetë piktori. Një vallëzim që duket edhe në këtë realizim artistik, që përçon një mesazh thellësisht shpirtëror e që përvijohet bukur edhe nga ngjyra, drita, kompozimi i figurave, vizatimi elegant, shkrirja e figurave me njëra- tjetrën, thjeshtësia apo depërtimi në karaktere. Piktura e përmasave të vogla 45x40cm, në teknikën e vajit mbi kanavacë mund të cilësohet si një tjetër “kushtim i veçantë” për Nënë Terezën në 100-vjetorin e saj.
Njohja
Kur për herë të parë takoi Nënë Terezën në vitin 1989 bashkë me një grup piktoresh, arriti edhe të shkëmbente disa fjalë me të. Për fat, babai i tij ishte mik i ngushtë i vëllait farmacist të humanistes së madhe dhe familjet e tyre në Shkup ishin shumë pranë me njëra-tjetrën. Tani, pas kaq shumë vitesh, ajo që ruan me fanatizëm, është një fotografi e bërë me të përkrah një grupi artistësh. Mbase fati e deshi që një fotografi e bërë për qafe me Nënë Terezën të mos e merrte kurrë në dorë. “Ishte fotografia që unë e doja aq shumë ta kisha. Fotografi i talentuar, Miku im Bakja që kishte laboratorin fotografik të drejtorisë së turizmit, pranë Hotel Dajtit, më lan filmin me ngjyra. Gjithë emocion e hap dhe e shikoj filmin. Përqendrimi im ishte tek fotografia me Nënë Terezën. Nuk po i besoja as syve, as filmit dhe as Bakes. Në film (negativ) dukej vetëm portreti i Nënë Terezës, krahu që unë i kisha hedhur dhe vetëm veshi im i djathtë e jo fytyra ime...! Me siguri, thashë me vete, personi që më ka fotografuar (një kolegu im mesa më kujtohet), i janë dridhur duart nga emocioni...!”.
Megjithatë, si “për ngushëllim”, artisti Arben Morina ka fotografinë e grupit të artistëve (piktorë e skulptorë) me Nënë Terezën. “Ishte grupi i parë i turistëve shqiptarë në periudhën e diktaturës. Një grup me rreth 40 artistë. U nisëm me autobus nga Tirana për në Itali. Udhëtimi ishte plot surpriza të këndshme e jo të këndshme. Nuk di motivin përse, por më kujtohet që të gjithë si grup vajtëm në ambasadën shqiptare në Romë. Ishim në oborrin e ambasadës, dhe në një moment hyn një makinë e vogël me ngjyrë të bardhë mesa më kujtohet, nga ku del një suore që i hap derën e makinës një gruaje të vogël, Nënë Terezës. Nuk mund ta përshkruaj momentin. Të gjithë u grumbulluam rreth saj dhe bëmë një foto së bashku. Një ndjesi e veçantë, një emocion i papërshkrueshëm, një kujtim i përjetshëm. Unë i hedh krahun Nënë Terezës dhe bëj një fotografi me të qafë për qafë. Përfitoj nga rasti dhe këmbej disa fjalë në anglisht me të. I tregoj për familjen e babait tim në Shkup dhe disa detaje. Kjo ndodhi në pak sekonda apo një minutë. I tregova se familja e saj në Shkup dhe ajo e babait tim ishin shumë pranë njëra tjetrës dhe se babai im ishte mik i ngushtë i vëllait të saj farmacist”, kujton Morina, ndërsa falënderon piktorin Mustafa Arapi, që i dha në këtë 100 vjetor fotografinë shumë të bukur të grupit të artistëve me Nënë Terezën.