Shpallja e fituesve më 15 shtator
26/08/2010 Për plotësimin e vendeve që mbeten bosh do të operohet me zbritjen e vizës fituese
Në fillim të muajit zhvillohen konkurset e pranimeve për Artet, Sportet dhe Arkitekturën
Lista e kandidatëve fitues në universitete për vitin akademik që vjen do të bëhet publike pas zhvillimit të konkurseve të pranimit në degët e Akademisë së Arteve, Sporteve dhe të Arkitekturës. Testimet speciale në këto programe studimi pritet të përfundojnë brenda dhjetëditëshit të parë të muajit shtator. Në këtë mënyrë shpallja e fituesve për çdo program studimi në universitetet publike do të jetë gati më 15 shtator. Cikli i pranimeve edhe për këtë vit do të shoqërohet me dy faza, çka do të thotë se fillimisht do të jepen rezultatet paraprake për çdo kandidat nëse është shpallur fitues ose jo dhe më pas do të vijohet me procedurën e regjistrimeve. Ndryshe nga maturat e viteve të shkuara për 2010-ën, plotësimi i vendeve që do të mbeten të parealizuara nga faza e regjistrimit paraprak nuk do të realizohet më nëpërmjet plotësimit të formularit A3 apo A4, ku renditen sërish preferencat mbi programet përkatëse. Sipas specialistëve të arsimit, pas kësaj faze do të vijohet vetëm me spostim të vijës fituese. Në total sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Arsimit pohohet se kanë konkurruar për në universitete rreth 30 mije maturantë. Ndërkohë që janë miratuar nga qeveria rreth 23 mijë kuota pranimi të shpërndara për të gjitha strukturat e arsimit të lartë në vend.
Shpallja
“Mesi i muajit shtator do të shënojë dhe shpalljen e rezultateve për fazën e parë. Këtë vit sistemi do të ketë dy faza. Faza e parë do të bëjë shpalljen paraprake, pastaj do të fillojë regjistrimi dhe në përputhje me fazën e dytë do të bëhen çregjistrimet aty ku dikush do të ngjitet më sipër dhe pastaj krejt normale procedura”, është shprehur gjatë ditës së djeshme zëvendësministri i Arsimit Halit Shamata. Lidhur me kuotat që do të mbeten të parealizuara pohohet se nuk do të ketë formularë të tjerë përveç formularit A2, i cili përcakton preferencën ku kandidati përkatës do të ndjekë studimet. Ndërsa në të gjitha kuotat e tjera që do të mbeten të paplotësuara, do të pranohen studentët që janë më pranë pragut fitues. Këta të fundit do të regjistrohen në mënyrë të drejtpërdrejtë pa pasur nevojë për procedura dhe formularë të tjerë shtesë. Megjithatë, sipas afateve të publikuara nga specialistët e arsimit deri në nisje të vitit të ri akademik pritet të përfundojnë të gjitha procedurat e pranimeve.
Konkurset
Aktualisht ka nisur procedura e regjistrimit të kandidatëve që do të marrin pjesë në konkurset e specifike për pranimet në degët e arteve, sporteve si dhe arkitekturës. Dita e sotme konsiderohet edhe afati i fundit për regjistrimet e kandidatëve që duan të marrin pjesë në konkurset për pranimet në Akademinë e Arteve. Për procesin e regjistrimit konkurrenti duhet të parqesh listën përkatëse të dokumenteve në përmbajtje të secilës duhet të ketë “Dokument identifikimi (fotokopje KID, pasaporte, ose certifikatë familjare). Kërkesë për specifikimin e programit të studimit”. Ndërkohë që tarifa e regjistrimit në të gjitha programet e studimit është 5 mijë lekë, e cila do arkëtohet nëpërmjet sistemit bankar për llogari të Akademisë së Arteve. Studenti duhet të paraqesë mandat-arkëtimin e pagesës gjatë regjistrimit. Për të gjitha programet e studimit në Akademinë e Arteve, datat e zhvillimit të konkurseve të pranimit do të jenë 02-07 shtator 2010. Paraqitja e konkurrentit për zhvillimin e konkursit do të jetë në orën 8:00.