Nënë Tereza, pullë e përbashkët për hapësirën shqiptare
26/08/2010 Figura e shenjtores në pullën e postës në Shqipëri-Kosovë-Maqedoni. Hidhet sot në treg
Hidhet në treg pikërisht në ditën e përvjetorit të saj të lindjes. Pulla shqiptare e postës, që sot hidhet në treg mban “mbi krye” figurën e Nënë Terezës. Është një pullë e përbashkët e krejt hapësirës shqiptare, Shqipëri-Kosovë-Maqedoni dhe nga përfaqësuesit e postave të të tre vendeve emetimi i saj është cilësuar një ngjarje. Për këtë arsye drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare- Arqile Gorea, Drejtori i Postës së Kosovës Blerim Krasniqi dhe përfaqësuesi i Postës së Maqedonisë (drejtori i Postës së Ohrit) Rahim Bajrami, kanë nënshkruar një marrëveshje paraprake mes palëve. “Iniciativa jonë e parë për prodhimin e një pulle të përbashkët për Nënë Terezën, është bërë realitet dhe qytetarët e tre shteteve tona do të kenë mundësi të kryejnë shërbime me pullën e Nënë Terezës, si dhe filatelistët të blejnë serinë e pullës së përbashkët”, vuri re drejtori i Postës shqiptare, z.Gorea. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare: “Duke pasur parasysh veprën e saj dhe si frymëzim këtë njeri të madh, tre postat në kuadrin e bashkëpunimit rajonal që kemi e ndjejmë për detyrë të bëjmë sadopak në mirënjohje dhe respekt të veprës së ndritur dhe kjo u konkludua me daljen e një pulle e përbashkët, gjë që ndodh për të parën herë në postat e rajonit.
“Të tre administratat postare dalin për herë të parë me një pullë të vetme, pasi veç e veç postat kanë emetuar pullë për Nënë Terezën si Posta e Kosovës, Maqedonisë si dhe Posta Shqiptare. Madje Posta Shqiptare ka emetuar pullë dhe në bashkëpunim me Postën e Italisë. E veçanta e këtij evenimenti është kjo që; së bashku ne të tre administratat postare po dalim me një pullë të përbashkët. Ajo që na bashkon është respekti ndaj veprës së ndritur të kësaj shenjtore të madhe shqiptare”. Drejtori i Postës së Kosovës, Blerim Krasniqi vlerësoi se shëmbëlltyra e asaj që ka reflektuar humanizëm dhe mirësi është ambasadori më i mirë i popullit shqiptar që shquhet për tiparet e theksuara humanitare. “Është e natyrshme që në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës ambasadori ynë kulturore siç është pulla postare të mbajë portretin e kësaj nobelisteje”. Ndërsa përfaqësuesi i Postës së Maqedonisë, vëreu bashkëpunimin e suksesshëm me Postën Shqiptare dhe të Maqedonisë, duke shpresuar që të vazhdojë të jetë i tillë edhe më tej.