E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një polemikë e harruar e Skënderbeut me Sulltan Mehmetin II dhe mesazhi humanitar për brezat

Gj. K. Skënderbeu: Si ia veshe vehtes me kaq lehtësi e paturpësi sundimin e të gjithë Botës?... Shtiru, shtiru o Mehmet, se e gjithë Bota, që nga ana e anës së oqeanit, ka rënë skllave në këmbët tua!Qysh nga fundi i viteve 60-të i kisha nënvizuar disa literatura dhe kisha mbajtur disa shënime për këtë polemikë, e cila me sa duket i ka shpëtuar studiuesve shqiptarë pa u analizuar në thellësi.  Sado që mund të duket si diçka e pabesueshme,

midis dy miqve e armiqve njëkohësisht,  krahas një ndeshje nga më të mëdhatë ushtarake të shek XV, ka qenë zhvilluar edhe një ndeshje e tillë intelektuale. Kjo temë fillimisht prezantohet, në veprën e parë të M. Barletit, Rrethimi i Shkodrës, ku po citoj: Sulltan Mehmeti II, ishte një njeri i dhënë me mish e me shpirt pas gjërave të reja... mbasi pushtoi Bizantin... lakmoi të bëhej zot i mbarë botës. Dhe në të vërtetë e njihte mirë astrologjinë... Kishte mësuar të fliste greqisht, latinisht, arabisht, kaldeisht e persisht. Pastaj njihte veprat e njerëzve të mëdhenj: të Aleksandrit të Madh e të Jul Qezarit  dhe entuziazmohej së tepërmi nga  veprimtaria e tyre, pra kishte vendosur që edhe ai vetë të ecte në gjurmët e tyre.... (Rrethimi i Shkodrës, bot. 10 janar 1504, përkthimi shqip, f 34 e 36) Por, më konkretisht polemika del në një nga letrakëmbimet midis Skënderbeut e Mehmetit II, në veprën Historia e Skënderbeut. Po e citoj me përzgjedhje: Nuk ke për të ma shtënë frikën mua një mbretëthi të vogël... Cili qenka ky Sundimtar, siç e quan vehten ti, kaq i madh i Lindjes dhe Perëndimit dhe i gjithë viseve të Botës? Me të vërtetë këtu më bëre të qesh... Si ia veshe me kaq lehtësi, që të mos them me paturpësi, sundimin e të gjithë Botës vehtes? Çjanë këto fjalë të zbrazura? Çfarë zotëron në Azinë e Madhe? Asgjë, sigurisht. Mos janë të tuat ato që ndodhen në Azinë e Vogël? Aspak. Çke në Evropë përveç Thrakës, Misisë, një pjese të Greqisë dhe të Peloponezit, të Mitilenës dhe të krahinës së Taurikës? Në Afrikë këmba jote ska shkelur kurrë. Mos vallë ky është sundimi i gjithë botës? Por shtiru, shtiru o prijës Mehmet, se gjithë Bota, që nga ana e anës së oqeanit, ka rënë skllave në këmbët  e tua; nga kjo veç nuk duhet të krenohesh aq shumë, sa të mos i përfillësh gjithë të tjerët. Pusho, pusho së mburruri dhe nxirr mësime... Me të vërtetë ku janë asirët, që patën dikur sundimin e gjithë botës? Ku janë medët? Ku persët? Ku grekërit? Ku më në fund romakët, zotëritë e botës?... Prandaj mësoje dhe dije se edhe ti njeri je... Nga çadrat tona 25 qershor 1463 .(HS, përkthim shqip S. Prifti, bot. 1967, f 442-444;  shih për titullaturat edhe  f 427, 430, 439 etj). Siç shihet, heroi ynë e ka kritikuar rëndë, madje edhe e ka ironizuar Sulltan Mehmetin II, sepse ky duke kaluar në një lakmi të pakufi, për tia kaluar me territore të gjithë sunduesve njerëzorë, kishte kaluar edhe në një kult të gati njeriut perëndi, duke i vendosur vehtes paradhënie sundime dhe titullatura krejtësisht jashtë realitetit. Dhe akoma më tej, Sulltan Mehmeti, kërkonte të krijonte edhe një iluzion të rremë se kishte zbuluar e përfshirë nën sundimin e tij edhe një Botë përtej anës së anës së oqeanit/ab ipso usque oceano! Sigurisht dhe natyrisht për të qenë brenda një parametri të pranueshëm të trajtimit historik, shtrohen disa çështje: me çfarë dokumentimi autentik mundemi ta vërtetojmë se ka ekzistuar një polemikë e tillë? Mos kemi këtu thjeshtë një lloj improvizimi me modën letrare nga vetë M. Barleti? A kanë ekzistuar vërtetë këto titullatura në dokumentet e tjera zyrtare që përdorte ky sulltan? Ne do të përgjigjemi kështu: Ekziston mundësia që ky letërkëmbim dhe  kjo polemikë-kritikë të jetë zhvilluar dhe M. Barleti ka pasur dijeni, pavarësisht se në mungesën e dokumenteve, nuk mund të flitet për ndonjë citim autentik. Ka disa raste, ku pas letrave të Barletit, fshihet një letër një dokument që ekziston realisht, pra ndonëse jo identikisht, thelbi qëndron plotësisht. Ajo që është e qëndrueshme dhe më e rëndësishmja këtu, dhe që konstatohet e dokumentuar është fakti se, titullatura të tilla Sulltan Mehmeti ka mbajtur. Kështu e ka një bazë reale fakti që Gj. K. Skënderbeu, duke e njohur mirë diplomacinë, ideologjinë, moralin dhe praktikat e oborrit sulltanor, e ka kapur mburravecërinë dhe bllofin e shtirur të Sulltan Mehmetit, e kishte polemizuar e kishte kritikuar e demaskuar këtë vetëshpallje paradhënie e mashtruese. Këtu duhet theksuar se Skënderbeu kishte informata edhe nga flotat më të fuqishme të Evropës dhe në kancelarinë e tij kishte jo vetëm intelektualë të dorës së  parë si Pal Ëngjëlli, por siç do ta trajtojmë kishte edhe gjeografë e astronomë të dorës së parë si Gjon Gazulli etj. Dhe sigurisht se një meritë, për të mos e lënë jashtë historisë  këtë ndeshje intelektuale, kishte edhe nuhatja shumë e ndjeshme e rilindësit tonë evropian M. Barleti. Mbi formimin dhe kapacitetet intelektuale të  Mehmetit II dhe të Skënderbeut. Siç dihet, formimin e parë, të dy personalitetet e morën në shkollën turke-orientale të içogllanëve në Edrene/Adrianopojë. Në gjendjen e sotme të burimeve turke, ne nuk kemi informata se çfarë mësohej në atë shkollë, nga dituritë antike e bashkëkohore. Por sëpaku bazuar në ato informacione që na jep Barleti ynë, ne mundemi të krijojmë një mendim se të dy personalitetet me kohë kishin lexuar e studiuar, jo vetëm në fushën e artit ushtarak por, në mënyrë të admirueshme edhe në mjaft shkenca të tjera. Duke i mbledhur të gjitha të dhënat për Sulltan Mehmetin, në të dy veprat e Barletit, ne mundemi të informohemi se ky strateg e njihte e kishte lexuar Homerin, njihte luftën e Trojës dhe bëmat e Agamemnonit dhe bazileusave të tjerë grekë, njihte besimin politeist të Zeusit, kishte një nderim të jashtëzakonshëm për Aleksandërin e Madh. Dijeni të hollësishme dhe një nderim të madh, kishte Mehmeti i II, për Herkulin/Herakliun e për eksplorimet e tia. (HS, përkth. shqip 1967, f 448) Çuditërisht, siç betoheshin nganjëherë vetë prifti Barlet dhe sidomos vetë Skënderbeu për Herkulin, në dy raste mjaft kurioze, do konstatojmë se këtë betim e përdorte edhe vetë Sulltan Mehmeti, megjithëse si të thuash ky lloj betimi pagan ndoshta i ndalohej nga islami. (HS. f 440, f 445) Për më tepër, në një rast Sulltan Mehmeti, citon edhe një proverb: Kudo që ka shkelur këmba e kalit të Herkulit, atje çdo gjë quhej e tija. Dhe kjo tregon për njohuri e lexime të literaturave antike greke. Siç e kam trajtuar gjetiu kjo lloj praktike ka qenë një pretendim dhe një e drejtë, që lidhej me neoheraklidët dorianë. Me sa duket betimi Për Herkulin ishte ende në shek XV, një betim serioz dhe i rëndësishëm mbarë alban-epirot i traditës folklorike ilire- albane. Këtë betim do ta gjejmë edhe tek shfajësimi që Ballaban Pashë Badera, bën para Sulltan Mehmetit II. Me këtë rast  Ballabani e ripërmend edhe atë ëndrrën e Vojsavës, e cila ka lindur një gjarpër/dragua, legjendë që lidhej me Aleksandrin e Madh, i cili pretendohet se ka ndërtuar murin e quajtur në Kuran, si Penda e Dhulkarnejnit. (HS, f 460; Muri i quajtur Gjarpri/dragoi i kuq, sapo është zbuluar nga arkeologjia dhe është trajtuar në një shkrim të posaçëm edhe nga ne botuar në gazeta SOT. AL). Mund të konstatohet fare lehtë se këtë formim, këtë simpati dhe këtë njohje të historisë së antikitetit, këtë dëshirë për gjërat e reja e kishte edhe Gjergj Kastrioti, të cilit jo rastësisht vetë dera e familjes sulltanore ia kishte vendosur emrin Iskender, në kujtimin e Aleksandrit të Madh, kokdybrirëshit Dhulkarnejn, ish zotëruesi i viseve të perëndimit dhe lindjes. Ndryshimi midis këtyre dy miqve e armiqve, qëndronte tek ambicia e shfrenuar, tek nguti i madh dhe tek zgjidhet ultraekstremiste genociduese që aplikonte Mehmeti i II. Në ambicien e tij të shfrenuar, siç e ka konstatuar edhe vetë Skënderbeu, Mehmeti II parashikonte tia kalonte Aleksandrit, Darit, Qezarit, Xhinxhis Khanit, Timurlengut dhe çdo sundimtari të njohur në botë. Ai, me sa duket, kishte ëndrra të arrinte edhe në ato vende ku shkrimtarët antikë kishin shprehur disa hipoteza gjeniale, ku edhe mitologjia kishte vendosur popuj njerëzorë përtej anës së anës së oqeanit... Studiues

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›