Mes shpreses dhe depresionit ekspozita e Mehmet Bacit ne Prishtine

Prishtine 21 shtator NOA/ Ilir Muharremi - Motive mjafte interesante qe ngriten ne kulmin e magjise se piktures dominojne ne pesedhjete e dy piktura te punuara me teknika te ndryshme te artistit nga Shqiperia Mehmet Bacit te cilat u ekspozuan ne galerine e Ministrise se Kultures ne Prishtine.
Krijimtaria e ketij artisti eshte e vecante te ben per vete te mban ne kersheri te madhe te fut ne thellesi me horizonte ngjyrash te ndezura duke u nisur nga e kuqja e ngrohte e deri tek e kaltra e ftohet te cilat burojne nga ndjenjat e kontrolluara mjeshterisht te ketij artisti.
Tek portreti i titulluar Dritare paraqitet nje vajze nudo e cila koken e ka te mbuluar me te kuqe te paster dhe gjysmen e fytyres me te kalter trupi i saj i zhveshur dhe paksa qellimisht i deformuar i kufizuar me te kuqen te kaltren te zezen na paraqet nje bote te brendshme te sinqerte femerore e cila edhe pse nuk buzeqesh mistershem ajo me heshtjen e saj na tregon subjektin e paster e te bardhe engjellor.
Autori influencohet nga kubizmi i Pikasos impresionizmi ekspresionizmi i Vinsent Van Goguht dhe nga arti modern.
Krijimtaria e tij na jepet edhe me nuanca romantike e kete e verejme ne ciklet Drite per te tjeret Vetmi Hapesire e lakuar etj.
Tek portreti Vetmi nje vajze ne gjendje depresive mban koken ne drejtim te tokes ana depresive e saj pasqyrohet permes ngjyres se kalter dhe te zeze kurse shpresa per te jetuar paraqite me ngjyra me te ndezura si e verdhe dhe portokalli te vendosura ne disa qime te flokeve te saja kurse fytyra eshte e mbuluar me te kaltren e cila i ngjan nje migrene te forte me plot dhembje. Nderkaq edhe prapavija eshte e pushtuar me betejen e shpreses dhe depresionit dhe fitimtare eshte shpresa ngase kjo vajze jeton ne vetmine e saj.
Me mjeshtri jane realizuar portretet monotipe duke na futur ne nje bote reale subjektive. Nderkaq peizazhet jane me clodhese por edhe ne te njejten kohe frymezuese. Hapesira dhe cilesia artistike e tyre eshte terheqese nganjehere edhe poetike jane te ndricuara edhe ne netet me te erreta dhe kete e verejme ne ciklin Mbremje ne pyll.
Por edhe peizazhet Gjurme kalerimi Pranvere ne Borak jane shperthyese dhe te lirojne nga e keqja te fusin ne labirinte te cuditshme te ngjyrave ato sikurse kane tinguj dhe burojne nga ndjenja e paster duke u shoqeruar me egon e autorit.
i.m/n.e/NOA