Levizja per Bashkim Bisedimet me Serbine Kosova jo ne situata pritese

Prishtine 21 shtator NOA - Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar pas Rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ne lidhje me bisedimet Kosove-Serbi Keshilli i Pergjithshem i Levizjes per Bashkim konkludon se qeveria e Kosoves nuk duhet te sillet indiferente ndaj situates dhe te qendroje ne pozita pritese.
Por ajo duhet te angazhohet me te gjithe mekanizmat e saj per te ndikuar ne percaktimin e agjendes se ketyre bisedimeve dhe ti beje te gjitha pergatitjet e nevojshme per to.
Keshtu thuhet ne nje deklarate te Levizjes per Bashkim sipas te ciles pala shqiptare e Kosoves duhet te kembengule qe ne bisedimet me Serbine te shtrohen ceshtjet me rendesi fondamentale per marredheniet midis dy shteteve.
do bisedim ne mes te Kosoves dhe Serbise qe e ka ne qender te vemendjes veriun e Kosoves Leposaviq Zveqan e Zubin Potok e qe nuk e ka Kosoven Lindore Presheve Bujanoc e Medvegje do te kete pasoja te renda per Kosoven dhe popullin shqiptar.
Kosova nuk duhet te pranoje me asnje kusht qe ne bisedime me Serbine te trajtohet ceshtja e veriut te Mitrovices aq me pak te trajtohet ne nje pako me pjesen e territorit te banuar me shumice serbe ne veri. Sepse ky do te ishte legjitimim i ndryshimit te struktures etnike me anen e spastrimit etnik i cili u krye pas perfundimit te luftes me bekimin e nderkombetareve shton deklarata.
Duke pohuar nder te tjera se para cdo bisedimi per veriun e Mitrovices e per statusin e saj duhet qe pronaret e debuar shqiptare te kthehen ne pronat e veta dhe te krijohet siguri reale per ta.
Ne bisedimet e mundshme me Serbine Kosova do te duhej te perfaqesohej nga nje ekip gjitheperfshires negociator i cili do te pajtohej rreth nje strategjie per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes shqiptaro-serbe. Prandaj Levizja per Bashkim kerkon nga institucionet e Kosoves qe te ngulin kembe qe agjenda e bisedimeve ta kete vetem nje pike zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes shqiptaro-serbe perfundon deklarata ne fjale.
n.e/NOA