Nje program ndihmon grate pas daljes nga burgu

Me teper se 1 milion gra amerikane jane neper burgje ose jane liruar me kusht. Por nje e treta e tyre kthehen ne burg ngaqe denohen perseri ose shkelin rregulloren e lirimit me kusht. Do tju njohim tani me nje program qe zbatohet ne qytetin e Nju Jorkut College and Community Fellowship permes te cilit grate qe kane qene ne burg vazhdojne kolegjin dhe diplomohen.
Bedford Hill eshte burgu me i madh i Nju Jorkut dhe i vetmi burg me siguri te larte per garte. Me teper se nje e treta e te burgosurave futen ne burg pa ditur lexim ne nivelin e shkolles se mesme. Por ndersa kryejne denimin atyre u jepet mundesia te perfundojne shkollen e mesme dhe madje edhe te marrin diplomen e kolegjit ne klasa si kjo qe po shikoni.
Vivian Nixon ishte per pak kohe ne burgun Bedford Hills rreth 15 vjet me pare e denuar per fallsifikim ceqesh. Ndersa po kryente denimin ne nje burg tjeter ajo degjoi atje per nje program arsimimi per grate pas lirimit te tyre nga burgu.
Gjithmone kam dashur te vazhdoj universitetin ishte nje nga zhgenjimet e medha per mua qe nuk munda te perfundoj kolegjin. Pasi kalova disa vjet ne burg mesova nje surprize te bukur se ekzistonte nje organizate e cila i ndihmonte grate qe dilnin nga burgu te ndiqnin kolegjin.
Organizata College and Community Fellowship ose CCF u themelua ne vitin 2 mije.
Ajo qe per mua mungnte dhe qe ne fakt i mungonte te gjitheve ishte nje organizate e cila ti ndihmonte njerezit te plotesonin enderrat e tyre ne jete. Nuk eshte e mjaftueshme te pranosh nje pune ne nje restorant apo si pastruese hoteli apo ne rruget e Nju Jorkut. Ka njerez qe edhe pse kane qene ne burg perseri kane deshira dhe synime dhe organizata jone ndihmon pikerisht ata ish-te burgosur qe duan te ecin ne jete.
Ndryshe nga programet e tjera per ish-te burgosurit qe perqendrohen ne gjetjen e nje pune apo banese CCF i ndihmon grate e dala nga burgu te vazhdojne te arsimohen.
Sot Vivien Nixon drejton organizaten CCF qe kujdeset per anetaret e programit si Mia Savage dhe i ndihmon ato te aplikojne per tu pranuar ne kolegj te marrin ndihme financiare dhe te pranohen ne kolegj...
Ishte nje procedure shume e thjeshte me pranuan ne kolegjin La Guardia dhe tani une jam duke vazhduar semestrin e dyte...
Disa gra te tjera si Selina Fulford vazhdojne te ndjekin edhe studimet pas universitare...
Une jam duke vazhduar studimet per masterin tim te dyte dhe me pas do te vazhdoj studimin per doktorature. Tani jam asistente e profesorit ne kolegjin New Rochell prandaj cilido qe shkon ne kete kolegj dhe ka ndevoje per ndihme te vije te me takoje
Vivian Nixon thote se te 270 pjesemarresit ne program kane te njejtin synim te ndertojne nje jete te re dhe te kapercejne ndjenjen e turpit per te kaluaren e tyre.
Ne i pranojme te gjithe ata qe duan te behen anetare te programit dhe shfrytezojme pikat e tyre te forta ne menyre qe ti bejme keto gra te rifitojne besimin tek vetja.
Vivian Nixon beson se shoqeria e vlereson programin CCF sepse anetaret e saj nuk kthehen me ne burg. Ajo mendon se vlera e programit eshte se i ndihmon njerezit te fillojne perseri te enderrojne per veten dhe femijet e tyre.