E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, rivalët e Ahmedinexhadit rrisin epërsinë

Rivalët konzervatorë të presidentit Mahmud Ahmedinexhad duket se kanë rritur epërsinë në zgjedhjet parlamentare të Iranit.

Kur janë numëruar 90 për qind të votave, besnikët e liderit suprem Ajatollah Ali Homnei pritet që të marrin më shumë se tre të katërtat e 290 vendeve në parlament.

Kjo, sipas vlerësimeve jozyrtare.

Zgjedhjet e së premtes janë bojkotuar në masë të madhe nga reformatorët, liderët e të cilëve, Mirhosein Musavi dhe Mehdi Karubi, gjenden nën arrest shtëpiak prej më shumë se një viti.

Rezultati i zgjedhjeve do të ketë ndikim të madh në politikën e jashtme të Iranit, përfshirë edhe kontestin bërthamor me Perëndimin. Rezultatet përfundimtare priten të publikohen të hënën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›