E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, sërish pengohet Kryqi i Kuq

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se qeveria sërish po pengon hyrjen e organizatës dhe të ekipeve të Kryqit të Kuq të Sirisë në distriktin Baba Amr të Homsit.
 

Qeveria siriane tha të premten se do të lejojë hyrjen e Kryqit të Kuq, pasi qeveria të marrë kontrollin mbi zonën nga kryengritësit, pas pothuaj rrethimit njëmujor.

Por, armata tha se së pari duhet që të pastrojë Baba Amrin nga minat dhe mjetet e tjera eksplozive, para se të lejojë hyrjen e organizatës.

Aktivistët flasin për ekzekutime dhe vrasje hakmarrëse, dhe vonesa sipas tyre mund të ketë si shkak, mbulimin e këtyre krimeve.

Homsi që është qyteti i tretë më i madh në Siri, është shndërruar në fushëbetejë mes forcave qeveritare dhe kundërshtarëve të presidentit Bashar al Asad, të cilët filluan protestat prej një viti, duke kërkuar rrëzimin e Asadit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›