E Diel, 1 Nëntor 2026

“Një protestë bëhet për t’u ulur në tryezë!” – Kryeministri Rama u ‘jep mend’ studentëve: Një protestë nuk bëhet për të përmbysur me dhunë qeverinë apo shumicën qeverisëse!

Kryeministri Edi Rama, teksa ka komentuar sërish protestën studentore, u ka ‘dhënë mend’ të rinjve duke deklaruar se qëllimi i një proteste është që qytetarët të dëgjohen dhe të ulen në tryezë dhe jo të përmbysin qeverinë me dhunë.

edi rama a

“Një protestë bëhet për t’u dëgjuar. Njeriu proteston kur ka ndjesinë që nuk po e dëgjon kush për atë që ai sheh të nevojshme. Pra, një protestë bëhet për t’u ulur në tryezë. Një protestë nuk bëhet për të përmbysur qeverinë apo për të përmbysur shumicën qeverisëse me dhunë”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se kur protesta nuk është e një partie politike, por e një segmenti të shoqërisë, qëllimi duhet të jetë dialogu me institucionet.

“Kur institucionet, qeveria, autoritetet thonë që ne jemi këtu, jemi gati t’ju dëgjojmë, jemi gati të dialogojmë, jemi gati të kuptohemi dhe të mirëkuptohemi, atëherë këmbëngulja në protestë është pa sens, nëse është ky qëllimi i saj”, u shpreh kryeministri.

Edi Rama: Dje kam pasur një bisedë miqësore telefonike me një pedagog të Universitetit të Mjekësisë i njohur për qëndrimet e tij le të themi në anën tjetër të spektrit politik, por i nderuar për profesionalizmin e tij, të cilit u mundova t’i them që një protestë bëhet për t’u dëgjuar. Njeriu proteston kur ka ndjesinë që nuk po e dëgjon kush për atë që ai sheh të nevojshëm.

Pra, një protestë bëhet për t’u ulur në tryezë. Një protestë nuk bëhet për të përmbysur qeverinë apo për të përmbysur shumicën qeverisëse me dhunë. Natyrisht kur kjo protestë nuk është protestë e një partie politike, por është një protestë e një segmenti qytetar, atëherë kuptimi i saj është të ulemi dhe të bisedojmë.

Dhe e pyeta, çfarë problematikash shikoni ju që ju bëjnë që të bëheni pjesë e këtij grupi relativisht shumë të vogël, krahasimisht me gjithë studentët dhe pedagogët që vjen këtu poshtë dritares time. Dhe arsyet që më tha ishin të gjitha arsye që lidheshin me gjëra specifike në spitalin universitar, krejt legjitime, dhe prandaj i thashë, po mirë ne ulemi i diskutojmë dhe i shohim se si mund t’i çojmë përpara.

Pra, çdo protestë për t’u dëgjuar bëhet problem kur qeveria, kur autoritetet, kur institucionet nuk duan të dëgjojnë. Ndërsa kur institucionet, qeveria, autoritetet thonë që ne jemi këtu, jemi gati t’ju dëgjojmë, jemi gati të dialogojmë, jemi gati të kuptohemi dhe të mirëkuptohemi, atëherë këmbëngulja në protestë është pa sens, nëse është ky qëllimi i saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›