E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk është plumb gome”- E reja në protestë tregon me çfarë u qëllua nga policia: Më drejtuan pushkën vetëm se i thashë servila

Një vajzë e re pjesëmarrëse në protestën studentore është qëlluar nga policia me pushkë, por thotë se nuk kanë qenë plumba gome.

“Nuk është plumb gome”, është shprehur ajo, teksa ka treguar një saçme metalike.

E reja ka rrëfyer edhe për një përballje me efektivët e policisë, duke pretenduar se një prej tyre i ka drejtuar pushkën pasi ajo i është drejtuar me fjalën “servila”.

“Më drejtuan pushkën, vetëm se i thashë servila”, tha e reja.

E REJA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›