E Diel, 1 Nëntor 2026

Një qytetar - një pemë , mbillen pemë në lulishten e Galerisë së Arteve

Në lulishten para Galerisë së Arteve u bë e mundur mbjellja e 5 pishave, 2 palmave dhe 2 bredhave si dhe duke dhënë një kontribut të vyer, në shtimin e përmasës së gjelbër të qytetit. Kryebashkiaku Rama, i pranishëm në aktivitet, e konsideroi shumë të rëndësishëm për kryeqytetin lajmin e mbjelljes së 4000 pemëve të deritanishme, duke përcjellë njëkohësisht synimin për ta çuar në 4500 këtë numër, përpara sezonit të ardhshëm të mbjelljeve. Ndër të tjera, kreu i bashkisë u shpreh: Ky është një lajm i rëndësishëm, është një rezultat tejet i rëndësishëm, sepse i shton tërësisë së kryeqytetit një numër të konsiderueshëm pemësh të reja dhe njëkohësisht rikonfirmon faktin se për këtë përpjekje, bashkia është bashkë me të tjerë, me banka, me sipërmarrje, me qytetarë, gjë që e bën shumë më të fortë karakterin simbolik të kësaj nisme, por edhe shton numerikisht rezultatin e saj. Ky aksion qytetar, i iniciuar nga Bashkia e Tiranës synon ndër të tjera të vetëdijesojë të gjitha subjektet, si edhe vetë banorët e Tiranës, për rëndësinë e një mjedisi sa më të shëndetshëm, pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes, të gjitha këto në funksion të rritjes së cilësisë së jetës në komunitet. Një qytetar - një pemë është më shumë se të mbjellësh pemë, është një thirrje për veprim e cila synon gjithashtu të ndikojë pozitivisht, në rritjen e vlerave të komunitetit e rivitalizimin e tyre, duke nxitur njëkohësisht ndjeshmërinë dhe pjesëmarrjen qytetare në këto nisma.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›