Lëshimi i licencave është kompetencë e Ministrisë
27/04/2010 Denoncimet kundër Urdhrit të Farmacistëve
Licencimi i farmacive është kompetencë vetëm e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e asnjë institucioni tjetër mjekësor. Deklarata është bërë gjatë ditës së djeshme nga zëvendësministri i Shëndetësisë Bardhi Spahia pas ankesave të shumta të mbërritura në këtë institucion për abuzimet që po bën kohët e fundit Urdhri i Farmacistëve në lidhje me aplikimin e kritereve të licencimit të subjekteve të ndryshme. “Prej kohësh kemi dëgjuar në medie deklaratat e Urdhrit të Farmacistëve se ata kanë për detyrë dhënien e licencave. E theksoj: kjo kompetencë i takon vetëm Qendrës Kombëtare të Licencimit, ndaj këto deklarata janë abuzive dhe në kundërshtim me ligjin”, - ka deklaruar Spahia. Pranë Ministrisë së Shëndetësisë gjatë muajve të fundit janë shtuar ankesat nga subjektet farmaceutike që kanë aplikuar për marrjen e një licence. Këto të fundit ankohen për zvarritje të procedurave që po bën Urdhri për anëtarësimin e tyre pranë këtij subjekti. Konkretisht, për t’u bërë anëtar i Urdhrit të Farmacistëve nuk ka ndonjë kriter të veçantë përveçse të jesh shtetas shqiptar dhe të jesh diplomuar për farmaci e pa dyshim të punosh në këtë sektor. Përkundrejt këtij fakti Urdhri vetëm duhet të pranojë anëtarësimin e tyre dhe jo të marrë për sipër licencimin, e drejtë kjo që nuk i përket atij. Gjithashtu Spahia u ka bërë thirrje farmacistëve të denoncojnë në çdo rast abuzimet e Urdhrit pranë organeve ligjore.