Largohen nga puna dhjetë drejtorë shkollash
27/04/2010 Reformat në arsim
BERAT- Emërimi i kreut të ri të drejtorisë rajonale të arsimit në Berat është shoqëruar me marrjen e masave ekstreme, që kanë sjellë largimin nga puna të mbi 10 drejtuesve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, masa këto që do të ndikojnë në finalizimin e reformave në këtë sektor. Burime pranë kësaj drejtorie bëjnë me dije se Beqir Baçi, drejtori i sapoemëruar ditët e fundit, ka firmosur largimin nga puna të dhjetë drejtorëve të shkollave në fshatrat Lapardha, Kutalli, Lumas, Veterrik etj. Po sipas të njëjtit burim, masat e mara do të ndikojnë në përsosjen e mësimdhënies, organizimin e punës, frekuentimin e nxënësve, disiplinë, mirëmbajtjen e ambientit etj. Largimi i drejtorëve dhe zëvendësimi i tyre me të tjerë kuadro, mësohet se ka prekur sistemin nëntëvjeçar dhe atë të mesëm. Po sipas burimeve nga kjo drejtori vendimi për largimin e drejtuesve është bërë për të rritur nivelin e ecurisë në shkolla, komunikimin me komunitetin e prindërve, pushtetin vendor dhe senatet e këtyre shkollave. Ndërkohë janë zëvendësuar me drejtues më të specializuar sipas kritereve bashkëkohore që kërkon vetë stadi i kohës, siç janë masteri dhe gjuha e huaj. Megjithatë, burimet nga kjo drejtori pohojnë se do të ketë lëvizje të tjera jo vetëm në drejtuesit e shkollave, por dhe në zëvendësit dhe kudo që do të ketë dhe dalin probleme në mësimdhënie, disiplinë frekuentim etj.