Nje raport i ri i Kongresit per te burgosurit e Guantanamos

Nje raport i ri i Kongresit thote se Shtetet e Bashkuara nuk mund te sigurojne qe ish te burgosurit e Guantanamos te mos te perfshihen ne veprimtari kryengritese nese lirohen nga ky burg ushtarak.
Raporti nga nenkomisioni per Sherbimet e Armatosura i udhehequr nga republikanet thote se 27 per qind e 600 te burgosurve te liruar nga Guantanamo jane konfirmuar apo dyshohet te kene qene ose jane aktualisht te angazhuar ne veprimtari terroriste.
Raporti vjen nderkohe qe administrata Obama eshte duke konsideruar transferimin e disa te burgosurve talibane nga Guantanamo ne Katar ne perpjekje per te angazhuar talebanet ne bisedimet e paqes ne Afganistan.
Demokratet ne nenkomision e cilesojne raportin jo te plote dhe shprehin mospajtimin e tyre
Ligjvenesi demokrat Jim Coopernenkryetar i ketij nenkomisioni thote se raporti duket te jete i motivuar politikisht dhe synon te frikesoje amerikanet gjate ketij viti zgjedhor.