Protesta ne gjithnje e me shume shtete arabe

Ne boten arabe vala e protestave sa vjen e perfshin me shume shtete. Tubime per me shume demokraci ka nderkohe ne Algjeri dhe Libi Jemen Bahrejn Oman dhe Kuvajt e deri ne Xhibuti. Vecanerisht dramatike gjendja eshte ne Libi ku qeveris qe prej vitit 1969 pushtetmbajtesi Muamar al Gadafi. Stacioni arab i lajmeve al Xhazira ben fjale per te pakten 120 te vdekur ne Libi. Ne Bengazi qytetin e dyte me te madh te vendit njoftohet qe snajperiste te kene shtene qellimisht mbi demonstrues. Edhe anti-tanke njoftohet te jene perdorur. Deshmitaret okulare folen per nje masaker. Klerike udheheqes myslimane i bene thirrje regjimit te mos shkaktoje gjakderdhje te metejshme.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edhe ne Bahrejn pati serish protestaGjendja eshte shtensionuar paksa ne mbreterine e Bahrejnit. Princi i kurores Salman bin Hamad al Halifa e urdheroi ushtrine te terhiqet ne kazerma. Ka edhe nje oferte per bisedime me opoziten. Per te paren here u njoftua per demonstrata edhe nga Arabia Saudite. Pjesetare te pakices shiite protestuan ne lindje te vendit kunder burgosjes se vellezerve te besimit pa proces gjyqesor.
Nderkaq drejtesia egjiptiane shpalli per te paren here si te ligjshme nje parti islamiste. Programi i Partise islamiste Uasat el Gadid eshte nje kontribut per jeten politike te vendit u shpreh gjykata administrative egjiptiane. Partia eshte shkeputur prej Vellazerise Myslimane zyrtarisht te ndaluar. Ajo ben reklame per nje forme tolerante te fese islame. Ne Egjipt do te zgjidhet ne gjashte muajt e ardhshem nje parlament i ri. Deri ne rrezimin e presidentit Husni Mubarak Partia e tij NDP ishte e vetmja parti politike me rendesi ne Egjipt.
Autor Elert Ajazaj
Redaktoi Esat Ahmeti