E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje shans historik per shqiptaret

Arben Vata
Ne kulmin e debatit politik ne vend lidhur me objektin e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet, vizita e zevendeskryeministrit dhe ministrit te jashtem, Ilir Meta ne Beograd e me pas ne Presheve, ndonese mund te duket ne nje menyre si forme per "shmangien" e vemendjes se opinionit publik nga kriza e kutive, realisht eshte levizja me e zgjuar qe politika e jashtme e ketij vendi ka bere ndonjehere (perjashto ketu kontributin indirekt te politikes se Tiranes ne negociatat e Rambujese). Kjo vizite, ne fakt e paralajmeruar qe ne vjeshten e kaluar, shenon nje dimension te ri rajonal dhe me tej nderkombetar te Shqiperise. E cila, nuk shihet me si nje vend qe prodhon kriza dhe konflikte, por perkundrazi, kontribuon per sheshimin e mosmarreveshjeve dhe merive te brendshme ballkanike.
Ne kushtet kur komuniteti nderkombetar po bindet gjithnje e me teper se serbet nuk mund te jene interlekutore te besueshem dhe te hapur per te stabilizuar tensionet, edhe keshtu kercenuese te popujve te Ballkanit, marrja e ketij roli nga ana e shqiptareve eshte nje tjeter shans historik. Te cilin, nuk kemi pse dhe as nuk mund ta humbim, pavaresisht ngarkesave te medha emocionale qe e shoqerojne kete aksion lidershipi qe po marrin shqiptaret ne Rajon. Dhe duket se ky shekull do te jete i yni. Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, qe shenoi nje korrigjim gjithsesi te vonuar dhe te paplote te historise, evidentimi i shqiptareve, i qeverive te tyre kushdo qofshin ato, si ndermjetesuese per qetesimin e shpirtrave te trazuar ne Ballkan eshte shansi tjeter i madh qe as nuk duhet humbur dhe as nuk duhet paragjykuar. Perballjet me historine per ne shqiptaret, fatkeqesisht, kane qene me shume te keqija sesa te mira. Ndaj, nuk mund te kemi luksin qe kete here, "fatit" qe na jep pozicioni aktual politik dhe gjeografik i shqiptareve, pasiguria qe kane mbjelle serbet ne dekadat e fundit dhe mbeshtetja gjithnje e me e madhe euro-atlantike, ti biem me shqelm dhe te udhehiqemi keshtu nga ndjenja te tejkaluara nacionaliste.
Nga ana tjeter, protagonisti i ketij aksioni diplomatik te qeverise shqiptare, eshte nje figure e spikatur dhe me besueshmeri te rendit te pare ne qarqet e politikes ballkanike, por edhe me gjere ne Evrope dhe SHBA. Ilir Meta, eshte pjese e atyre politikaneve me moshe te re ne rajonin tone, qe shihen me simpati nga kancelarite politike-berese qe gjithsesi, duam apo nuk duam, vendosin akoma per ate sesi do te jete Ballkani dhe cila eshte perspektiva integruese e ketij rajoni te nxehte me perplasje te egra etnike.
Edhe pse levizja e Metes nuk eshte krejt e rastesishme dhe as personale e tij (sigurisht qe ka nje koordinim te perpikte mendimesh e qendrimesh per kete me kryeministrin Berisha), ajo prapeseprape lidhet sigurisht me emrin dhe karrieren e tij politike dhe kontributin e tij ne vite per stabilizimin e Ballkanit, ne menyre te vecante ne nxitjen e shqiptareve per kete qellim. Zoti Meta, edhe ne kohen e te qenit te tij ne opozite, nuk ka reshtur punen per koordinimin e perpjekjeve diplomatike brenda e jashte vendit, ne menyre qe shqiptaret ne Rajon te qartesohen si shembull i bashkejeteses, tolerances dhe qeverisjeve te qendrueshme. Zoti Meta, njihet nga te gjithe per miqesine e tij te ngushte me ish kryeministrin serb Zoran Xhinxhic, me te cilin sic mund te kuptohet tani lehte, nese i ndjeri do te ishte gjalle, sigurisht qe do te kishte arritur ne nje qendrim shume te ndryshem te Serbise ndaj shtetit te ri te Kosoves, e cila gjithashtu do te mund te kishte arritur me heret te gezonte pavaresine. Meta gjithashtu shikohet me simpati per staturen e tij diplomatike edhe nga politikane dhe lidere te tjere ne Serbi, Maqedoni si dhe Mal te Zi.
Vizita e Metes ne Beograd, e cila sigurisht qe u koordinua dhe me pas u mbeshtet edhe nga kryeministri i Kosoves, eshte vetem starti i nje pozicioni te ri rajonal qe shqiptaret metojne te zene ne kete shekull. Askush nuk mund ta dije nese turi i suksesshem i Metes ne Beograd dhe me tej sidomos ne Presheve e Bujanovc, nuk ishte "i keshilluar" nga nderkombetaret, apo edhe i konsultuar me ta. Apo qe Meta te jete posacerisht nje zgjedhje e studiuar e tyre per te mundesuar bashkimin e rajonit ne prag te hyrjes ne bllok ne Bashkimin Europian. Por edhe nese nuk eshte keshtu, nje ndermarrje e tille e rendesishme diplomatike ndryshon rrenjesisht perspektiven e shqiptareve dhe imazhin e tyre nderkombetar dhe i pozicionin tashme ata ne nje faktor te rendesishem dhe vendimtar per te ardhmen e perbashket europiane te te gjithe rajonit. Nje shans qe deri tani duket se e kane pasur serbet, te cilet ne kushtet e reja gjeopolitike po e kuptojne se rruga per te ecur perpara nuk eshte konflikti, por drejtimi i vemendjes nga Brukseli. Qe fqinjet nuk mund te vijojne historine e tyre me grindje e luftera, por me bisedime, si e vetmja menyre qe con perpara zhvillimin dhe prosperitetin e tyre. Qe sot nuk eshte koha per kufij te rinj, por per sheshimin e tyre dhe kthimin e Rajonit ne nje hapesire shkembimesh te ideve, mallrave dhe zhvillimesh te perbashketa.
Ky eshte nje moment qe eshte kapur me shume finese nga qeveria aktuale ne Shqiperi dhe nuk ka pse ky lloj protagonizmi te anatemohet nga kundershtaret politike. Ne fakt, kundershti pritet te hasen ne Serbi, Maqedoni, Mal te Zi apo me gjere, ku politikane te ketyre vendeve me siguri qe e shohin me xhelozi konturimin e Ilir Metes si nje interlekutor i rendesishem ballkanik. Ne Shqiperi nuk ka pse te ndodhe keshtu, sidomos nga te majtet, edhe per faktin se Meta eshte perfaqesues pikerisht i ketij spektri. Nuk eshte faji i Metes dhe i qeverise Berisha qe diten ta kapnin kete moment dhe sigurisht ta shfrytezojne per qellime te medha madhore per shqiptaret. Por nese kjo levizje e zgjuar u jep atyre kredite politike, brenda e jashte vendit, serish nuk eshte faji, por eshte merita e tyre.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›