Deal - Pazar apo Program Politik
Dr. Jorgji Kote
Pa dashur dhe synuar te hyj ne debate te panevojshme te natyres politike, pasi vec te tjerash kjo eshte dhe jashte statusit tim profesional, ne keto shpjegime do te mbetem thjesht dhe vetem ne sferen gjuhesore.
Deal = Ujdi, Marreveshje, Program
Fjala " deal" me sinonimet e saj (contract, accord, agreement) ne kuptimin me te zakonshem ne anglisht do te thote "ujdi", " kontrate" "marreveshje". Por, ne nje kuptim me te gjere dhe te vecante ajo do te thote " konsensus per nje program teresor masash dhe reformash". Sic mund te shihet, ajo dallohet nga sinonimet e saj pasi ka nje domethenie dhe nuance me te gjere e me te larmishme. Ne fakt, ne shqip por dhe ne gjuhe te tjera, mungon ekuivalenti i sakte dhe i plote i fjales "deal" qe do te jepte kuptimin dhe ngarkesen e saj te vertete. Ndaj shume gjuhe, si dhe shqipja perdorim ne te drejte ne te tilla raste termin "deal" per te misheruar ide, objektiva, dhe sfida te medha qe i kapercejne kufijte e nje marreveshje, ujdie apo kontrate te zakonshme klasike mallrash, sherbimesh apo dhe bashkepunimi ndermjet paleve apo vendeve te ndryshme. Shembull tipik ne kete drejtim perben "The New Deal" "i Presidentit te famshem amerikan F.D. Roosevelt ne vitet 30 te shekullit te kaluar. " The New Deal" ishte dhe mbeti nje program teresor masash dhe reformash per t'iu kunderve Depresionit te Madh te viteve 1929 - 1933 apo nje Kontrate Madhore social-ekonomike". Fjala "deal" perdoret edhe ne rastet kur pasi bihet dakord ndermjet paleve dhe firmosen gjerat, thuhet "it's a deal" me nentekstin fare te qarte se nje ujdi e tille nuk mund te shkelet ose te prishet me. Vetem koha mund ta shfuqizoje ate, edhe pse serish "deals" te tilla mbeten historike" Zakonisht nje "deal" i tille eshte rrjedhoje e bisedimeve, leshimeve dhe kompromiseve historike, sic ka ndodhur ne vendin tone p.sh, me "dealin" e 10 forcave kryesore politike per kapercimin e krizes se vitit 1997.
Deal - as Pazar as Pazarllek
Fjala "deal" dhe "dealing" perdoret edhe ne ekonomi, ne bursa, por gjithnje ne kuptimin e transaksioneve te rregullta ligjore, financiare, bankare dhe monetare, por kurrsesi ne kuptimin e pazarit apo pazarlleqeve. E njejta gje mund te thuhet edhe per fjalen oferte (ang: offer, bid) e cila vertet vjen nga fusha tregtare, si antonim i termit " kerkese" duke perbere te dyja thelbin e ekonomise se tregut. Ne fund te fundit vete politika eshte nje produkt, me kerkesen dhe oferten e vet, ne kuptimin me te mire te fjales. Por dhe vete fjala Pazar, ne kuptimin e saj te pare dhe kryesor, ka kuptim pozitiv; keshtu, dikur, perdorej rendom shprehja "po shkoj ne Pazar, ose bej Pazar, e cila sot eshte zevendesuar me fjalet moderne ne anglisht "shopping," ne kuptimin me te mire te fjales. Kuptim negativ ne rastin tone ka fjala me origjine turke " pazarllek;" ajo nuk ka te beje fare me fjalen "deal" apo marreveshje, por me teper me dukurine e njohur si "xhambazllek." Vecse ekuivalenti i fjales "pazarllek" ne anglisht eshte "bargain (ing)
Nisur nga sa siper, perdorimi i fjales "deal" ne gjuhen anglisht ne kuptimin e nje marreveshje, ujdi, kontrate apo programi madhor politik, social dhe historik eshte plotesisht i drejte dhe i justifikuar, sidomos kur eshte fjala per drejtues kryesore te shtetit dhe Qeverise.