E Diel, 1 Nëntor 2026

Një shembull për ushtarakët tanë

 

Major Larry Harrison, ka e do të ketë edhe më shumë presion, për të mos folur rreth bisedave të korrupsionit me armët e Shqipërisë. Por ai, prapë se prapë, para popullit amerikan, d.m.th Kongresit Amerikan, zgjodhi të tregojë të vërtetën që ka parë ato ditë. Edhe pse kjo kundërshton ambasadën e vet: ai, kur betohet për të vërtetën, betohet edhe tregon çka di kur e pyesin.

Duhet edhe tek ne, të dalin disa Major Harrisonë dhe të respektojnë Atdheun e tyre, më shumë se një nëpunës të shtetit, qoftë ky Kryeministri apo ministri, të cilët janë kalimtarë.

Pasurimi i një qeveritari te ne ka më shumë vlerë e respektohet më shumë se mirëqenia e Atdheut. E, pra, për këtë ne nuk tregojmë zullumet që i bëhen Atdheut.

Ju, ushtarakë të Shqipërisë, merrni shembull te Larry Harrison dhe tregojini të vërtetën popullit tuaj, nderoni fëmijët tuaj me një qëndrim dinjitoz!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›