E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi: Kuvendi ka refuzuar kërkesën për ngritjen e grupit hetimor

Seanca e sotme plenare ka nisur me diskutim të lirë nga deputetët dhe ka pasur debate të shumta lidhur me ngjarjen e Gërdecit. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi ka ngritur shqetësimin e ngritjes së një grupi hetimor për çështjen e Gërdecit.

“Ndërsa kongresi amerikan po heton një aferë të madhe për tregtinë e armëve,  kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar kërkesën e një grupi deputetësh të cilët kanë kërkuar ngritjen e një grupi hetimor për skandalin e Gërdecit” – tha Xhufi.

“Hetimet që po bëhen e shumë seriozitet nga Kongresi Amerikan kanë nxjerrë një sërë faktesh për lidhjet e zyrtarëve të lartë Shqiptarë me tregtinë e armëve në Afganistan” – vazhdoi ai.

Pala shqiptare në këtë aferë ndikoi për të futur disa firma kontraktore të dyshimta dhe ajo çfarë është më e rëndë e shfrytëzoi këtë shitje në një biznes kriminal, siç është ai i çmontimit i predhave në Gërdec gjë që çoi edhe në tragjedi.

“Ekziston një vullnet që kërkon të mbysë uturimën e Gërdecit, është një vullnet i korruptuar. Ky vullnet politik ka pushtuar këtë parlament dhe ne e kemi thënë që gjërat interesante do të ndodhin jashtë këtij parlamenti për fat të keq” – vazhdoi Xhufi.

Sipas LSI-së, çdo tentativë që kryeministri ka bërë këto ditë e këto muaj për të vënë nën kontroll presidencën, gjykatat, parlamentin, prokurorinë, konsiderohet një tentativë për të mbytur aferën e Gërdecit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›