E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një shpërthim i fuqishëm trondit Pakistanin, ka viktima

Një shpërthim shumë i fuqishëm ka tronditur një fshat në zonën tribale të Pakistanit, në kufirin me Afganistanin.

Sipas informacioneve të fundit, persona të shumtë kanë mbetur të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur nga shpërthimi në fshatin Jakagund, në rajonin Mohmand. Ende nuk dihet se cfarë shkaktoi shpërthimin, por një televizion pakistanez deklaroi se bëhej fjalë për një sulm vetëvrasës.

Rajoni i Mohmandit njihet si pjesë e Pakistanit ku mungon ligji dhe ku guerrilasit talebanë dhe ata të Al Kaedës kanë krijuar bastionin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›