Nju Jork, 10 agjentët rusë largohen nga SHBA
Mediat amerikane raportuan se dhjetë agjentët, të cilët e kanë pranuar se kanë spiunuar për Rusinë, janë larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe po udhëtojnë drejt Moskës.
Lajmi në Nju Jork u bë pas shpalljes në Moskë, se presidenti rus Dimitri Medvedev, ka amnistuar katër të burgosur, që mbaheshin për dyshime se kishin kontakte me agjencitë perëndimore të inteligjencës.
Ky shkëmbimi i spiunëve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, vlerësohet se është më i madhi që prej kohës së Luftës së Ftohtë. ndërkaq ka patur edhe komente për vendimin e shkëmbimit të agjentëve mes rusisë dhe SHBA-së, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka deklaruar se vendimi u mor për arsye të sigurisë së SHBA-së dhe humanitare. Deklarata është dhënë nga zëdhënësi i departmentit amerikan, Mark Toner, pak orë pas arritjes së marrëveshjes me Moskën. "Një zgjidhje e shpejtë duhej gjetur për arsye të sigurisë kombëtare dhe humanitare. Mbajtja për një kohë të gjatë në burgim e 10 të ndaluarve nuk do t'i shërbente asnje interesi kombëtar", deklaroi zëdhënësi Toner për gazetarët amerikanë.